1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Së shpejti qartësi për kufirin kosovaro-maqedonas

Bekim Shehu27 Mars 2008

Qeveria e Kosovës formoi një komision, i cili së bashku me komisionin e autoriteteve të Shkupit do të shënojë vijën kufitare Kosovë-Maqedoni.

https://p.dw.com/p/DVwc
Kufiri Kosovë-Maqedoni
Kufiri Kosovë-MaqedoniFotografi: AP

Puna e komisioneve që do të shënojnë vijën kufitare Kosovë-Maqedoni do të mbikqyret nga ekpertë të NATO-s. Mosdefinimi i vijës kufitare Kosovë-Maqedoni ka bërë që Maqedonia ta shtyjë për një kohë vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Maqedonia do të ndodhë shumë shpejtë, thonë autoritet në Prishtinë. Kjo për faktin që tashmë qeveria e Kosovës, formoi komisionin për shënimin e vijës kufitare Kosovë-Maqedoni, një problem ky që sipas analistëve ka shtyre për një kohë vedimin e Maqedonisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kryeministri, Hashim Thaqi, nuk bëri të ditur se kur do të fillojnë punën komisionet, mirëpo, tha se gjerat tashmë ka filluar të levizin “në drejtim të duhur. Njohja e pavarësisë së Kosovës nga autoritetet e Shkupit është punë e kryer edhe unë besoj, se ata shumë shpejtë do ta bëjnë publik vendimin, ndërsa Prishtina në bashkëpunim të ngushtë edhe me autoritetet e NATO-s, do t'i kryejë përgjegjësitë e veta në përputhshmëri të plotë me planin e Marti Ahtisarit.”

2.500 ha tokë e Kosovës i kalojnë Maqedonisë

Plani i ndërmjetësit, Marti Ahtisari, njeh një marrëveshjen e vitit 2001, ndërmjet Shkupit dhe Beogradit, ky autoritetet e të dy vendeve u dakorduan që 2500 hektarë tokë të Kosovës të kalojnë nën administrimin maqedon. Në këtë marrëveshje nuk ishte përfshirë Prishtina e as UNMIK-u, mirëpo, marrrëveshjen e njohu zyra ligjore e OKB-së. Këtë marrëveshje menjëherë e pati hedhur poshtë parlamenti i Kosovës me anë të një rezolute, mirëpo, tash ndryshimi është se parlamenti i Kosovës, e pranon planin e Marti Ahtisarit dhe ky plan njeh marrëveshjen e kufirit Shkup-Beograd. Autoritetet në Prishtinë asnjëherë nuk e pranojnë hapur se ata janë pajtuar që 2500 hektarë tokë të Kosovës të kalojnë nën administrimin Maqedon, mirëpo, thonë se janë komisionet ato që do ta vlerësojnë gjendjen në terren dhe më pas do të merret vendimi.