1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sa i rrezikshëm është nacionalizmi francez?

21 Mars 2012

Franca është duke kërkuar një vrasës ekstremist të djathtë dhe krerët e të gjitha fraksioneve bëjnë thirrje për unitetin e "Grande Nation" kundër së keqës

https://p.dw.com/p/14OBY
Minutë heshtjeje. Sarkozi dhe ministri i edukimit Chatelme nxënësit e kolegjit Francois Couperin në Paris
Minutë heshtjeje. Sarkozi dhe ministri i edukimit Chatelme nxënësit e kolegjit Francois Couperin në ParisFotografi: AP

Edhe një ditë pas sulmeve të përgjakshme ndaj një shkolle hebreje në Tuluzë Franca ndodhet në gjendje shoku. Në orën njëmbëdhjetë paradite u mbajt një minutë zi. Morën pjesë edhe kandidatët për president Nicolas Sarkozy dhe François Hollande. Edhe të hënën në mbrëmje udhëheqja politike e vendit u mblodh në një ceremoni përkujtimore në një sinagogë të Parisit.

Tre fëmijë dhe një mësues u vranë të hënën(19.03.2012) një një shkollë hebreje, pikërisht në qytetin e fjetur Tuluzë, që deri tani është përmendur në lajme vetëm si qëndra e avionit të përmasave gjigande "Airbus". Akoma nuk është kapur dorasi, i cili sipas mediave franceze e ka kryer sulmin për shkaqe raciste. Sipas një njoftimi të revistës "Le Point" ai mund të jetö njëri nga tre ushtarët, që u pushuan nga ushtria para katër vjetësh për shkak të veprimtarive neonaziste.

Sarkozy në Tuluzë
Sarkozy në TuluzëFotografi: AP

Konstatohet gjithashtu një lidhje me vrasjen e tre ushtarëve me origjinë nga Magrebi dhe Karaibet, që u vranë javën e kaluar me të njëjtën armë. Vrasjet e tij në shkollë dorasi duhet t'i ketë dokumentuar me një kamera të vogël. Më shumë për momentin nuk dihet. Politika ka shpallur shkallën më të lartë të planit kombëtar kundër terrorizmit.

Apel politik drejtuar "kombit"

Kandidatët kryesorë të të gjitha fraksioneve dolën të hënën në mbrëmje sërish para mikrofonëve për të theksuar edhe një herë vlerat e Republikës. Nicolas Sarkozy i quan ngjarjet një "tragjedi kombëtare". "Të gjithë francezët" duhet të qëndrojnë së bashku, shprehet edhe kontrahenti i tij François Hollande në televizionin: "Për dyshime tani nuk ka vend, ne duhet të dalim të bashkuar. Rradhë ka ngjarje, që na bashkojnë kaq fort. "sidomos kur shfaqen akte "agresioni, tmerri, racizmi, apo antisemitizmi" duhet të jemi të gjithë të bashkuar".

Minutë zie në shkolla
Minutë zie në shkollaFotografi: AP

Kjo gjuhë mund të konsiderohet si mjaft franceze. Si presidenti aktual, ashtu edhe kandidati presidenciial i socialistëve francezë, përpiqen të përdorin një koncept të vjetër për intervenime në raste krizash. Të dy bëjnë apel për bashkimin e "Grande Nation" francez, në sfondin e një fatkeqesie "të ardhur nga jashtë".

Ndarja e prerë në një "komb të shëndoshë", që qëndron si një njëri i vetëm, dhe "e keqja e ardhur nga jashtë" mund të shihet si pjesë e identitetit francez, por edhe si pjesë shumë e rrezikshme e një argumentimi, të cilin kampi i djathtë e ka instumentalizuar prej kohësh. "Fronti Nacional", i themeluar 1972 nga Jean-Marie Le Pen, përdor tradicionalisht këtë koncept, që e përjashton të huajën si armiqësore. Vajza e tij Marine, që kandidon tani, i ka shfrytëzuar ngjarjet në Tuluzë për fushatën e saj zgjedhore, ashtu si dhe kandidatët e tjerë.

Autor: Johanna Schmeller/Angjelina Verbica

Redaktoi: Elert Ajazaj