1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

180511 Reaktorsicherheit

19 Maj 2011

Që prej katastrofës atomike të Fukushimas, në Gjermani diskutohet me pasion për rreziqet e energjisë atomike. Palët janë të mendimit se duhet kaluar me etapa tek energjitë e ripërtëritshme.

https://p.dw.com/p/11J2Q
ARCHIV: Das Kernkraftwerk Philippsburg, im Landkreis Karlsruhe (Foto vom 02.05.07). Das Umweltministerium Baden-Wuerttemberg hat am Mittwochabend (16.03.11) den Energiekonzern EnBW schriftlich angewiesen, die Kernkraftwerke Neckarwestheim 1 und Philippsburg 1 vom Netz zu nehmen. Mit der Anordnung werde das von der Bundesregierung verfuegte Moratorium umgesetzt, wonach die bundesweit sieben aeltesten Atomkraftwerke fuer drei Monate ihren Betrieb einstellen, teilte das Ministerium mit. "Wir gehen davon aus, dass die EnBW bereits dabei ist, die notwendigen Schritte einzuleiten, um die Reaktoren zeitnah herunterzufahren", sagte ein Ministeriumssprecher. (zu dapd-Text) Foto: Torsten Silz/dapd
Pamje e centralit atomik FilipsburgFotografi: dapd

Gjermania ua nënshtroi 17 centralet e saj atomike testit të stresit - një stresi shumë të veçantë, siç deklaroi Ministri Federal i Ambjentit, Norbert Röttgen në prezantimin e raportit për centralet atomike të Komisionit të Pavarur për Sigurinë e Reaktorëve:

"Nuk është fjala që a respektohen kërkesat aktuale, por që kërkesat aktuale të rriten edhe më shumë. A mund t'u përmbahemi ne kërkesave të deritashme dhe çfarë ndodh në fakt sikur ne në Gjermani dhe në Evropë të marrim mësime të tjera në të ardhmen?"

Për shembull nga tërmetet ose përmbytjet. Katastrofa atomike e Fukushimës tronditi edhe shoqërinë gjermane. Sepse frika për aksidentet atomike u bë shumë më reale. Qeveria federale gjermane dha pas kësaj një sinjal të qartë ndalimi: shtatë centralet më të vjetra atomike u nxorrën përkohësisht nga rrjeti. Ndërkohë u vendos që të ridiskutohet politika atomike në dy nivele: nga njëra anë nga pikëpamja etike-sociale në të ashtuquajturin Komision të Etikës - rezultati është ende i hapur- nga ana tjetër u caktua të zhvillohej diskutimi në aspektin teknik-shkencor në Komisionin e Sigurisë së Reaktorëve. Anëtarët e këtij Komisioni e kryen edhe testin e stresit.

Bundesumweltminister Norbert Roettgen (CDU, r.) nimmt am Dienstag (17.05.11) in der Bundespressekonferenz in Berlin von Rudolf Wieland vom TUeV Nord, dem Vorsitzenden der Reaktorsicherheitskommission, den Bericht der Kommission entgegen. Das Ergebnis dieses Sicherheitschecks soll die Grundlage bilden fuer den Abschlussbericht der Ethikkommission Energieversorgung, dessen erster Entwurf bereits bekannt wurde. Darin wird ein Atomausstieg bis 2021 erwogen sowie die sofortige Stilllegung von acht derzeit abgeschalteten Reaktoren. (zu dapd-Text) Foto: Michael Gottschalk/dapd
Rudolf Wieland, (majtas) drejtuesi i Komisionit të Sigurisë së Reaktorëve krah ministrit të Ambientit, Norbert RöttgenFotografi: dapd

Drejtuesi i Komisionit të Sigurisë së Reaktorëve, Rudolf Wieland paralajmëroi që ngjarjet e Fukushimas të mos përcillen thjesht në situatën në Gjermani: "Në bazë të njohurive të deritashme ne duhet të konstatojmë se patëm të bëjmë me një ngjarje, e cila duhet të qe marrë parasysh në një vështrim normal difektesh. Krahasimi me centralet gjermane nxorri si përfundim se nuk ka të dhënë që deficite të tilla gjenden edhe te centralet gjermane."

Centralet gjermane të përgatitura për avaritë

Këtu problemet potenciale për centralet atomike janë marrë në konsideratë- edhe nëse nuk mund të jesh i përgatitur automatikisht kundër të gjithave. Në gjashtë javët e shkuara, Komisioni për Sigurinë e Reaktorëve hartoi një dokumentacion të jashtëzakonshëm, tha ministri i Ambjentit Röttgen.

Për secilin central në veçanti në raport përshkruhet sa i sigurtë është në rast tërmetesh ekstreme, përmbytjesh të mëdha, rrëzimi të avionëve mbi ta dhe ndërprerjes për një kohë të gjatë të energjisë elektrike. Për këtë u përcaktuan të ashtuquajtur niveleve zhdërvjelltësie. Jo të gjitha centralet atomike u klasifikuan në nivel të lartë për të gjitha kriteret e sigurisë, deklaroi si Rudolf Wieland ashtu edhe ministri i Ambjentit, Röttgen. Veçanërisht pak të zhdërvjellta janë centralet që tashmë janë mbyllur në rastin e rrëzimit të një avioni mbi to. Veç kësaj nuk ka përgjigje për të gjithë skenarët. Koha nuk pati mjaftuar për të gjitha. Por megjithatë, ajo që u fitua ishte një pamje e përgjithshme më e diferencuar.

"Te secili central ekziston një kombinim të zhdërvjelltësisë në nivele të ndryshme. Prandaj kjo strukturë nxjerr në pah si stabilitetin, ashtu edhe kufijtë e zhdërvjelltësisë dhe madje edhe një rrezik specifik, por megjithatë ekzistues."

Pasoja të menjëhershme konkrete raporti për energjinë atomike nuk ka. Röttgeni nuk shqiptoi as një rekomandim- kjo është punë e landeve federale gjermane. Nga raporti nuk rezulton që Gjermania duhet të largohet me shpejtësi nga energjia atomike.

Autor: Kay-Alexander Scholz/ Auron Dodi

Redaktoi: Elert Ajazaj