1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Siguria e linjave ajore me çmime të leverdisshme

Wolfgang Dick11 Janar 2015

Numri i viktimave të trafikut ajror gjatë 2014-s është rritur si kurrë më parë. Vetëm rrëzimi i avionit të Air Aisa u kushtoi jeten 162 vetëve. Sa të sigurta janë linjat e lira ajrore?

https://p.dw.com/p/1EIH3
Wartung Triebwerke
Fotografi: picture-alliance/dpa/W. Grubitzsch

Jo vetëm në Azi edhe në Europë konkurrenca e linjave ajrore ka sjellë një luftë çmimesh, sepse për të fituar pasagjerë përdoren oferta konkurruese. Gjithmonë ka ekzistuar dyshimi se për të arritur këtë kursehet tek sigurira. Dhe vërtet kontrollet kanë nxjerrë në pah rezultate shqetësuese:

"Mayday, mayday" - këtë thirrje urgjente e bënë brenda tre minutash tre pilotë të linjës irlandeze, Ryanair. Ata nuk mund të fluturonin drejt destinacionit Madrid për shkak të stuhisë dhe po përpiqeshin të shkonin në Valencia. Por për këtë manovër ata nuk kishin karburant. Një masë kursimi e vendosur me detyrim nga drejtuesit e shoqërisë ajrore, thonë pilotët. Kreu i Ryanair Michael O'Leary e hedh poshtë këtë akuzë dhe e cilëson incidentin e vitit 2012 si një rast të veçuar. Asnjë pasagjer nuk u lëndua. Por më vonë u bë publike një listë e "Fuel Monitoring" - lista që krahasonin vlerat e benzinës së shpenzaur me atë të planifikuar për një itinerar udhëtimi.

Deutschland Pilotenstreik Frankfurt 02.04.2014 Jörg Handwerg Cockpit
Jörg HandwergFotografi: Reuters

Pilotët si punonjës të huazuar

Jörg Handwerg nga shoqata e pilotëve, Cockpit shpjegon pse mund të bëhet i rrezikshëm presioni i kursimeve. "Shumë pilotë nuk janë të punësuar drejtpërdrejt tek Ryanair, por në një organizatë që i ofron si të punësuar të përkohshëm tek linjat ajrore. Kështu nëse ata kanë një problem apo nuk u pëlqen ndonjë zhvillim në firmë nuk kanë asnjë shans të mbrohen." Rreth 50% e pilotëve tek Ryanair nuk janë të punësuar me kontratë të përhershme.

Pilotët e linjave ajrore me çmime të ulta ankohen për presionin e madh kohor me të cilin punojnë. Për livrimin e pasagjerëve, pastrim, furnizimin me karburant dhe ngarkimin e shkarkimin e bagazheve mbetet pas një zbritjeje vetëm 25 minuta. Pas kësaj avioni duhet të jetë sërish lart për të fituar para. Kohë kjo për gabime të rastësishme?

Rezultatet e kontrolleve të sigurisë

Punonjësit e Entit Federal të Sigurisë Ajrore zhvillojnë rregullisht kontrolle pa paralajmërim në kabinat e pilotëve. Këtu bëhet kontrolli teknkik si edhe gjendja e kabinës, kontrolli i sigurisë së kompjuterave në cockpit. Marco Lütkemayer është njëri prej tyre. Bilanci i tij pas kontrolleve të shumta: "Në tërësi kemi një imazh shumë pozitiv të linjave ajrore me çmime të ulta. Shumë kanë avionë të rinj modernë një koncept përkatës sigurie. Nuk mund të themi se tek këto linja shfaqen më shumë probleme se tek avionët e linjave të tjera."

Symbolbild Ryanair Piloten kritisieren Unternehmenskultur
Fotografi: picture-alliance/dpa

Edhe një institucion tjetër me qendër në Hamburg JACDEC, i cili po ashtu kontrollon sigurinë ajrore dhe e protokollon atë nga viti 1989 arrin në këtë konkluzion. Jan Arwed Richter konfirmon pas evaluimit të 10.000 incidenteve në 20 vite: "Nuk mund të përcaktojmë se linjat ajrore të çmimeve të ulta kanë një probabilitet më të lartë për aksidente." Tronditje ka shkaktuar fakti që edhe tek shoqëritë ajrore prestigjioze paraqiten probleme si emetimi i gazrave të rrezikshëm të Aerotoksideve. Si pasagjerët edhe pilotët janë ankuar për ndjesi të forta të vjellash.

Renditja e sigurisë

Firma konsultuese Skytrax, e cila shpërndan nga viti 1990 Çmimin "World Airline" pas sondazhit tek 19 milionë pasagjerë në 105 vende në një hapësirë kohore nga gushti 2013 deri në majin e 2014-s, ka arritur në përfundimin se shoqëritë ajrore më të sigurta në Europë janë: 1: Norwegian. 2. Easyjet. 3: Germanwings. Edhe itineraret më të sigurta të fluturimit gjenden në Europë. Ndërsa si zonat më të rrezikshme konsiderohen Afrika, Pakistani dhe Nepali.