1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Samit i suksesshëm me efekt afatgjatë - Pas takimit të G-20-ës në Uashington

Michael Knigge17 Nëntor 2008

Në samitin për krizën financiare në Uashington të gjitha shtetet e grupit G-20 ranë dakord për forcimin e kontrollit dhe rritjen e transparencës në tregjet e financave. Por jo vetëm për këtë takimi ishte i suksesshëm...

https://p.dw.com/p/Fw5T
Pamje simbolike e takimit të G20-sFotografi: AP

Shpresat e varura tek samiti botëror i financave ishin mjaft të ndryshme. Disa prisnin bing bang-un, pra goditjen fillestare dhe një rizbulim të rendit global të financave. Të tjerë dëshironin pas apelit të G-20-ës, me kumbim të mirë, por përmbatje boshe, të kalonin sa më shpejt sërish në rendin e ditës.

Samiti i G-20-ës në Uashington i zhgënjeu të dyja palët që kishin pozicione ekstreme, e pikërisht për këtë arsye ky takim ishte një sukses. Presidenti i SHBA, Xhorxh Bush kishte të drejtë me deklarimin e tij para samitit, që kriza nuk u krijua brenda natës, e si rrjedhojë ajo as nuk mund të zgjidhet brenda një dite. Por evropianët, e në veçanti gjermanët, kishin të drejtë me insistimin e tyre, që sa më shpejt dhe sa më konkret të jetë e mundur të nisë puna për restaurimin e ndërtesës globale të financave.

Finanzgipfel Washington Bush
Bush flet para samitit në UashingtonFotografi: AP

Rezultati i raportit voluminoz përfundimtar është i dukshëm: Në këtë dokument të përbashkët është rënë dakord, jo vetëm për krijimin e organeve të reja globale të kontrollit, por edhe për një mbikqyrje më të mirë të agjencive të bonitetit dhe për rregullimin e fondeve Hedge me risk të lartë. Edhe rendi global i financave dhe i ekonomisë duhet të bëhet më transparent dhe më i kalkulueshëm. Institucionet ndërkombëtare duhet të reformohen.

Por le të flasim hapur: A e kish menduar ndokush deri para pak muajsh, se pikërisht SHBA do të aranxhonin një samit për të vendosur të tilla rregulla? Padyshim askush.

Finanzgipfel Washington Sarkozy
Presidenti francez, Sarkozi duke folur para samititFotografi: AP

Fakti, që jo vetëm një plan i përbashkët aksioni, por që u ra dakord edhe për një direktivë të qartë kohore për zbatimin e këtij plani si dhe për një datë për samitin pasues, e bën më të mprehtë procesin. Krahas rezultateve konkrete samiti edhe për një tjetër arsye është një sukses i madh: Për herë të parë kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve më të rëndësishme të industrializuara u ulën në një tryezë për të zgjidhur një krizë globale me kolegët e tyre nga vendet me zhvillim të vrullshëm. Ky raund i G-20-ës nuk është një ngjarje e çastit, që do të harrohet, por ai do të shërbejë si një model për menaxhimin e krizave në të ardhmen.

Njëzëri të gjitha vendet - pra edhe shtetet e industrializuara perëndimore - mbështesin një rol më të madh për vendet me zhvillim të shpejtë si India, Kina dhe Brazili në institucionet ndërkombëtare. Pikërisht kjo është një fjali e dëgjuar shpesh në Uashington, që ssitemi financiar duhet t´u përshtatet realiteteve në shekullin e 21-të. Me samitin e G-20-ës zyrtarisht u sinjalizua një rend i ri i raportit të forcave globale. Kthimi në rendin e para krizës financiare pas këtij samiti është i pamundur.