1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Samiti katërpalësh në Damask - Objektiv afatgjatë "marrëdhëniet normale" të Sirisë me Izraelin

Ulrich Leidholdt / Aman4 Shtator 2008

Samiti katërpalësh në Damask me presidendin francez Sarkozi, kryeministrin turk Erdogan dhe emirin e Katarit është një triumf diplomatik për presidentin e Sirisë, Asad. Objektivi afatgjatë është paqja me Izraelin.

https://p.dw.com/p/FB8H
Dialog në Damask
Dialog në DamaskFotografi: Afraa Mohamad

Samiti katërpalësh të enjten (4.9.) në Damask ka për sirianët vlerë të pallogaritshme. Ato e sjellin vendin ende të izoluar në një tryezë me moderatorë shumë të ndryshëm por edhe shumë të rëndësishëm: Turqinë e cila shoqëron kontaktet indirekte mes Izraelit dhe Sirisë; Katarin, i cili shmangu një luftë civile në Liban mes Hizbollave të lidhur me Sirinë dhe partitë pro-perëndimore dhe që negocioi një afrim me Bejrutit dhe Damaskut, dhe me Francën: presidenti i saj është burrështeti i parë i një rangu të lartë nga Perëndimi që viziton Damaskun pas shumë vitesh. Sarkozi kërkon t'a risjellë Sirinë në bashkësinë ndërkombëtare të shteteve. Në hapje të takimit Sarkozi theskoi, se Franca është e gatshme për rolin e ndërmjetësusit në bisedimet direkte mes Sirisë dhe Izraelit.

Përmirësim i raporteve Siri Uashington

Ky takim është një sukses diplomatik për presidentin e Sirisë dhe Sarkozi ia lejon me dëshirë triumfin Bashir el Asadit. Vendi i tij luan një rol të rëndësishëm pozitiv në rajon. Pra Siria është sërisht dikush dhe Asad e di se po merr një paradhënie për fleksibilitetin e tij të ri në politikën e jashtme. Madje bëhet fjalë edhe për përmirësim të raporteve të Sirisë me Uashingtonin. Por për presidentin amerikan në largim Damasku do të mbetet një mbështetës i terrorizmit deri në fund të mandatit të tij. Prej pasuesit të mundshëm të Bushit, Obamës, Siria pret megjithatë një rol aktiv dhe madje përparime. Atëherë katër kontaktet deri tani jozyrtare me Izraelin mund të sillnin diçka konkrete.

Paqja me Sirinë mbetet për Izraelin çelësi për marrëdhënie më të mira me vendet e tjera arabe


Këshilltarët e Asadit që tani rrezatojnë vetëbesim dhe e dinë se paqja me Sirinë është për Izraelin çelësi për marrëdhënie më të mira me pjesën tjetër të botës arabe. Kusht për këtë do të ishte rikthimi i lartësive Golan, territoreve siriane të pushtuara nga Izraeli në vitin 1967 e më pas të aneksuara prej tij. Por edhe nëse kjo ndodh vërtet raporti Siri-Izrael nuk do të ishte i ngjashëm me të themi raportin Austri-Gjermani. Në rastin më të mirë është e përfytyrueshme një "paqe e ftohtë" si ajo që vazhdon prej 30 vitesh mes Izraelit dhe Egjiptit, pra pa takime mes njerëzisht.

Presidenti sirian i referohet që tani këtij drejtimi: "Marrëdhënie normale për ne do të thotë marrëdhënie si ato mes vendeve të tjera: me ambasada, kontakte, marrëveshje, herë më mirë e herë më keq. Kjo është në kompetencë të vendeve të interesuara. Pra le t'i quajmë thjesht 'marrëdhënie normale'."


Hendekët mes Sirisë dhe Izraelit dhe pra mes dy popujve nuk do të mbylleshin aq shpejt edhe në rast përparimesh diplomatike. Lëndimet, urrejtja dhe mosbesimi i thellë të mbjella për dekada me rradhë tek popujt e dy vendeve peshojnë ende shumë. Megjithë vullnetin për paqe, nuk janë të rralla shprehje të tilla si kjo e një pronareje dyqani në Damask:


"Paqe? Unë nuk mund të përfytyroj që në dyqanin tim të valëvitet flamuri izraelit, kurrë!"