1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Samiti më i madh i të gjitha kohërave për NATO-n

Anke Hagedorn / Bukuresht3 Prill 2008

Në kryeqytetin e Rumanisë nisi punimet samiti të NATO-s. Në rend të ditës janë zgjerimi i aleancës dhe misioni në Afganistan.

https://p.dw.com/p/DZV4
Godina e parlamentit në Bukuresht, ku zhvillohet samiti i NATO-s, 02.04.08Fotografi: AP

Rreth 3000 të deleguar dhe të paktën po kaq shumë gazetarë janë mbledhur këto ditë në Bukuresht në samitin më të madh të NATO-s deri tani. Mjaft përshtypje të bën edhe vendi ku zhvillohet takimi: në godinën gjigande të parlamentit rumun, ndërtesa kjo e dytë për nga madhësia në botë pas Pentagonit. Pallati është ndërtuar në kohën e dikatorit rumun Çaushesku dhe ka mbi tre mijë dhoma të shpërndara në 16 kate si dhe dy bunkerë atomikë.

Krahas misionit në Afganistan në rend të ditës të takimit triditor është edhe debati për zgjerimin e NATO-s. Mbizotëron unanimiteti parimor i pjesëmarrësve sa i përket pranimit të Kroacisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë. Por Greqia ka shprehur rezerva lidhur me emrin e shtetit të Maqedonisë. Qysh nga viti 1991 qeveria e Athinës ka frikë, që emri Maqedoni mund të zgjojë pretendime territoriale të vendit fqinjë ndaj krahinës greke Makedonia në Greqi.


Ndërkohë që ka dallime të qarta të pozicioneve sa i përket mundësisë për antarësim të Gjerogjisë dhe të Ukrainës. Ndërsa presidenti i SHBA, Xhorxh Bush e preferon antarësimin e këtyre vendeve në aleancë, vende te tjera antare kanë rezerva, duke argumentuar se këto vende ende nuk kanë stabilitetin e nevojshëm dhe pjekurinë demokratike. Rezerva më e madhe ka të bëjë me marrjen në konsideratë të qëndrimit të Rusisë, që është kategorikisht kundër një opcioni të tillë. Moska i trëmbet humbjes së pozicionit të saj dominues në rajon, në rast të antarësimit të Ukrainës dhe Gjerogjisë në NATO.

Diskutime të zjarrta lidhur me misionin në Afganistan


Padyshim që në Bukuresht do të ketë diskutime të zjarrta lidhur me misionin në Afganistan. Për shkak të përkeqësimit gjithnjë e më shumë të gjendjes së sigurisë në Afganistan në samitin e NATO-s do të diskutohet mbi strategjinë e re të aleancës për Afganistanin të emërtuar si "aksioni gjithëpërfshirës". Vendet antare të NATO-s e kanë të qartë, se një formësim i ri më efikas i procesit të paqes në Hindukush bën të nevojshme rritjen masive të ndihmave ekonomike dhe përforcimin e angazhimit ushtarak. Një çështje tjetër që shtrohet për diskutim është kërkesa për përforcimin e trupave. Nga gjithsej 43.000 ushtarë të ISAF-it në Afganistan 41.000 janë angazhuaar prej vendeve antare të NATO-s. Aspekti i tretë i rëndësishëm që do të diskutohet në samitin e Bukureshtit është edhe përforcimin e komponetit politik të angazhimit ndërkombëtar në Afganistan.

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë