1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sarkozy gjashtë muaj në krye të BE-së - Presidenca franceze e BE-së

Christoph Hasselbach17 Dhjetor 2008

Gjashtë muaj me radhë presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy ka qenë në udhëtim në funksionin e shefit të BE-së. Si president i radhës ai shkonte nga njëra krizë ne tjetrën.

https://p.dw.com/p/GHiN
Presidenti francez, Nicolas Sarkozy, duke folur në Parlamentin EvropianFotografi: picture-alliance/ dpa

Perceptimi i presidencës franceze është zhvilluar thuajse paralelisht me opinionin e presidentit francez. Francezët, që e kanë zgjedhur atë, e dinin se kujt ia besonin votën. Ai shihej si një burrë i shkathët dhe i pakët, që gjithmonë ishte në lëvizje dhe kishte plane të mëdha pë vendin e tij. "Speedy Sarko" u u tha shumë shpejt edhe në botën e jashtme për presidentin, i cili nxiton vazhdimisht. Disa e konsiderojnë këtë si pozitive, ndërsa të tjerë si negative, gjithësesi kjo ishte ajo çka pritej prej tij. Më pas erdhi teposhtja, kjo ndodhi kaq shpejt, ashtu siç i përshtatjes ritmit të "Speedy Sarko".


Sarkozy kishte një romancë me Carla Brunin duke pasur një stil të shthurur jetese fare hapur në publik, ai dukej se po dehej nga vetëkënaqësia, ndërkohë që zelli i i tij për reformat në Francë po mpihej. Vetëm spektakësl, vetëm marrëdhënie me publikun, vetëm imazh, por aspak përmbajtje - francezët të indinjuar nisën të distancohen prej tij.


Nën këto simptoma nisi presidenca franceze. Edhe në Evropë Sarkozy kishte plane. Në fillim ai pagëzoi me pompozitet të madh Unionin Mesdhetar, për mbrojtjen e klimës dhe për politikën e emigracionit fillimisht ai bëri disa deklarime. Por pak pas kësaj njëra pas tjetër pasuan lufta në Gjeorgji dhe kriza ndërkombëtare financiare, që ndryshuan gjithçka. Papritur doli në pah se Sarkozy ka shumë më tepër potencial sa në dukje, nëse ai vihet përpara përgjegjësisë.


Ndaj luftës mes Gjeorgjisë dhe Rusisë ai reagoi menjeherë dhe i vendosur. Ai nuk i arriti të gjitha, por lufta u ndërpre. Mjafton vetëm të përfytyrojmë, se sa përshtypje do t´u kish bërë rusëve, sikur në gyjsmën e parë të vitit 2008 në Moskë do të kish negociuar në emër të BE-së kryeministri slloven Janez Jansa. Ky konstatim jo kundër Sllovenisë apo Jansas, por të gjithë sot janë të lehtësuar, që rastësisht ishte Sarkozy dhe Franca me influencë, që ndërmjetësoi në këtë rast.


Ndonëse kriza financiare dhe ekonomike i vuri të gjithë përpara përgjegjësisë - si vendet e veçanta, ashtu edhe Presidencën, Komisionin dhe Bankën Qendrore - ishte vetëm njëri që duhej t´i merrte disa gjëra në dorë dhe t´i koordinonte për të prezantuar në mbarë botën rezultatin. E këtë e bëri Sarkozy.


Ajo që këtë gjashtëmujor pritej si rutinë prej Sarkozy, pra gjërat „normale“, ai i përmbushi në një faarë mënyre brenda mundësive. Sa i përket politikës për klimën, emigracionin dhe Unionin Mesdhetar ai mbeti në nivelin mesatar, nuk bëri as më shumë e as më pak. Por kriza ishte mjeshtëria e tij dhe ai u prezantua në formën më të lartë. Ishte thjeshtë rastësi, që fati kërkoi pikërisht këtë presidencë.


Ndaj përvojat e gjashtë muajve të kaluar shërbyen edhe si një pretencë shtesë për reformat institucionale. BE-ja ka nevojë për një person në krye, i cili të jetë konseguent dhe me influencë të mjaftueshme, për ta vënë plotësisht në veprim peshën e unionit në botë.