1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

280710 Sinti Roma Frankreich

28 Korrik 2010

Policia në Francë vrau një rom endacak, që donte t'i shmangej kontrollit në trafik. Afro 50 romë shkatërrruan me sopata stacionin e policisë. Sarkozy do të heqë të gjitha kampet me çadra të romëve

https://p.dw.com/p/OWko
Presidenti Nicolas SarkozyFotografi: AP

Idilike janë këto ditë vere në Blois në Luarë, ku dynden turistët, për të vizituar pallatin e bukur. Por disa kimometër më në jug nuk sheh më asgjë nga idili. Saint-Aignan i vogël kishte para disa ditësh njuë pamje të shkatërruar. Makina të djegura e të shkatërruara në rrugë, pemë të prera, dyqani i vogël i bukës i shkatërruar.

„Mos u shqetësoni, madame, shikoni se ç'kanë bërë ata në anën tjetër. Eshtë shumë më keq! Katastrofë. Përse e kanë bërë këtë? Ne nuk kemi bërë asgjë, thotë shitësja.

Shkatërrime në Saint-Aignan nga romë të zemëruar, që s'kursyen as stacionin e policisë

Roma Familie in Bulgarien
Shoqëria ka paragjykime ndaj romëveFotografi: AP

Sepse disa ditë më parë xhendarmeria kishte vrarë njërin prej tyre, një të ri 22 vjeçar. Ai ndodhej në makinë i ulur pranë shoferit, kur policia i ndaloi për t'i kontrolluar. Bénédicte Laude i prokurorisë shtetërore në Blois thotë se shoferi nuk kshte ndalur, megjithë urdhërin e policisë.

„Polici i dytë, që mbante një armë, e pa se makina po vinte në drejtim të tij. Si rezultat ai shtiu dy herë. Por nuk mori në shënjestër personat, që ndodheshin në makinë."

Megjithatë njëri prej plumbave qëlloi për vdekje romin 22 vjeçar. Migueli, që mbijetoi, i ulur në vendin e shoferit, ngre tani akuza të rënda: „Nuk ka patur askund kontroll policie, policët kanë qëlluar fare papritur."

„Sikur të më kishin detyruar të ndaloja, do ta kisha bërë. Përse kanë qëlluar? Unë po i jepja makinës ngadalë dhe ata nuk më dhanë asnjë shenjë se duhet të ndaloja."

Migueli është i bindur se policia ka paragjykime ndaj romëve, që janë vendosur prej disa javësh ilegalisht në një livadh pranë qyteti.

Bulgarien Land und Leute Roma und Sinti Kinder mit Pferde
Romët kanë ngritur ilegalisht kampe në Saint-AignanFotografi: George Papakotchev

„Ne përndiqemi, ankohet njëri, ciganë na thërrasin njerëzit nga pas. Ata nuk e dinë se ne punojmë ndershmërisht. Unë për sëmbull kam prej katër vjetësh një punë të rregullt."

Me ekceset, që pasuan, romët endacakë e kanë përkeqësuar imazhin e tyre

Një rast i mirë për Nicolas Sarkozy, i cili ka rënie në anketime. Presidenti paraqitet si njëri i rreptë i rendit dhe ligjit dhe u shpall luftë prishësve të rendit. Ministri i tij i bredshëm ultrakonservator, Brice Hortefeux u shpreh:

„Endacakët nuk kanë më pak të drejta se të gjithë të tjerët, por nuk kanë edhe më shumë. Në çfarë bote jetojmë, kur secili e bën ligjin, si të dojë vetë, kur i turret dyqaneve të vogla dhe terrorizon popullsinë."

Opozita: Presidenti do të largojë vemendjen nga afera Bettencourt

Sarkozy nahm angeblich Schwarzgeld von Bettencourt
Sarkozy i rënduar nga afera BettencourtFotografi: picture alliance / dpa

Rreth 400.000 romë jetojnë në Francë, shumë prej tyre kanë ngritur kampe në Saint-Aignan, gjë që është ilegale. Por Sarkozy do t'i mbyllë tani kampet ilegale. „Liga e të drejtave të njeriut“ është e shokuar, thotë kryetari i saj Jean-Pierre Dubois.

„Ai ia ka vënë syrin të gjitha kampeve të romëve, që janë ngritur ilegalisht. Eshtë fjala pra për një dënim kolektiv mbi baza etnike. Nëqoftëse e zëvendësoni fjalën ‚romë' me ‚ebrej', e shihni menjëherë, se ku çojnë fjalët e presidentit.“

„Sarkozy përçan“, thotë aktivistët për të drejtat e njeriut dhe opozita u jep të drejtë. Ai do t'i bëjë endacakët fajtorë për atë, që nuk ecën mirë në Francë, mendojnë socialistët. Dhe të gjelbrit akuzojnë Presidentin se do të largojë vemendjen nga afera e Liliane Bettencourt. Edhe kjo aferë nuk është aspak idilike për Sarkozy dhe partinë e tij.

Autor: Christoph Wöß

Redaktoi: Angjelina Verbica