1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Edhe jashtë Shqipërisë shqiptarët festojnë 100 vjetorin e pavarësisë

Vilma Filaj-Ballvora28 Nëntor 2012

Në intervistë për DW historiani Oliver Schmitt thekson, se diskutimi për një bashkim eventual të shqiptarëve në Ballkan është një debat emocional, i cili aktualisht nuk paraqet ndonjë koncept.

https://p.dw.com/p/16qqJ
Fotografi: Fotolia/Matthias Krüttgen

DW: Pak muaj pasi Shqipëria feston 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, Kosova feston 5-vjetorin e shtetit të pavarur. Këto ditë shumë sy janë drejtuar nga Tirana dhe nuk mungojnë zërat që shprehen për ndonjë rrezik të një bashkimi të shqiptarëve në një shtet të vetëm. A mendoni ju se ka bazë për një shqetësim të tillë.

Schmitt: Kjo varet shumë nga kushtet specifike në të cilat do të ndodhte, pra si do të bëhej një bashkim i tillë. Kësaj i shtohet çështja e shumë diskutuar nëse dhe në rast se po, se si do të përfshiheshin në një bashkim të tillë popullata shqiptare në Mal të Zi, Serbinë Jugore dhe Maqedoni. Pra këtu jemi në një truall spekulimesh.

DW: Në një anketim të kryer nga Gallup Balkan Monitor në vitin 2010, 80 për qind e shqiptarëve të Kosovës, 62 për qind e qytetarëve të Shqipërisë dhe 51 për qind e shqiptarëve në Maqedoni u shprehën për një "Shqipëri të Madhe". Po ashtu në shumë forume në internet shprehet dëshira për bashkim. Në anën tjetër, politikanët në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni shprehen gjithashtu për bashkim të shqiptarëve, por në një kontekst evropian. A është e mundur që nga kjo dëshirë e shqiptarëve të krijohet vërtet një ideologji e "Shqipërisë etnike"?     

      Schmitt: Ideologjia e "Shqipërisë Etnike" vërehet ndërkohë: Vetëvendosja në Kosovë, dhe "Aleanca Kuq e Zi" në Shqipëri përfaqësojnë ide të tilla. Në blogjet e internetit vështirë se gjen dikë që shkruan ndryshe. Për pyetjen nëse deklaratat zyrtare të politikanëve pasqyrojnë vërtet mendimin e tyre, vetëm mund të spekulohet. Realpolitika duhet të marrë në konsideratë situatën politike. Sa për bashkësitë e shqiptarëve, ato tashmë po afrohen me njëra-tjerën përmes revolucionit të internetit dhe komunikimit të përmirësuar, dhe sidomos prej autostradës nga Prishtina në Adriatik. Shqiptarët e njohin sot njëri-tjetrin më mirë se kurrë më parë në histori.

      Nga ana tjetër, ideologjia e Shqipërisë etnike është ende për të kuptuar më tepër si një debat emocional. Kështu deri tani nuk ka plane konkrete për ndonjë kushtetutë apo organizim politik të një shteti të ri ose për procedurën e një procesi bashkimi e njësimi. Çështje shumë konkrete, si p.sh. cili do të ishte kryeqyteti, nëse planifikohet një qeveri qendrore, një federatë ose një konfederatë nuk diskutohen. Shpërndarja e pushtetit politik është gjithashtu mjaft e paqartë. Deri tani nuk ka ndonjë debat serioz reth çështjeve që lidhen me aspekte ligjore kushtetuese. Nga ana tjetër edhe një vështrim në gazetat e ditëve të fundit bën të qartë, që në Shqipëri dhe Kosovë ekzistojnë modele krejt të ndryshme interpretimi kulturor dhe historik: në Shqipëri kthehet kufoma e mbretit Zog dhe ai nderohet si një sundimtar i madh. Në të njëjtën kohë, Universitetit të Prishtinës i jepet emri Hasan Prishtina, i cili si dihet është vrarë me urdhër të mbretit Zog. Ose Akademia Shqiptare e Shkencave organizon një festë dhe fton Akademinë Serbe të Shkencave pa u konsultuar më parë me Akademinë e Shkencave të Kosovës. Kryetari i Akademisë së Kosovës, Hivzi Islami, protestoi, sepse ky gjest nuk merr parasysh rolin e Akademisë Serbe të Shkencave në krizën e Kosovës dhe veçanërisht në shpërthimin e nacionalizmit serb. Më tej kemi diskutimet mbi reformën e gjuhës standarde shqipe, p.sh. nëse duhen përfshirë elemente nga gegërishtja. Kështu, pra kemi një pamje shumë të larmishme, në të cilën vihet re sa një ndjenjë e fortë komuniteti ashtu dhe një ridiskutim i ndikimit politik dhe kulturor mes shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë, e në një masë më të vogël në Maqedoni.

DW: Ndjenja kombëtare karakterizon në veçanti kombet e vogla në Ballkan. Çfarë pritet prej idesë së një shteti etnik: A është kjo çështje identiteti?

      Schmitt: Unë mendoj se kjo si dhe tek  popujt e tjerë në Evropën Juglindore ka të bëjë me perceptimin e vetes si një grup, që është i kërcënuar. Vetëperceptimi si viktimë e historisë dhe e fqinjëve është tek shqiptarët po aq i zakonshëm sa dhe tek fqinjët e tyre. Dhe perceptimi i ndenjës kombëtare dhe shtetit kombëtar si një lloj sigurie është rezultati i kësaj mënyre të menduari. Të menduarit në kategoritë kombëtare vërehen gjatë krizës së euros edhe në vendet e tjera evropiane, ku shteti është më i qëndrueshëm se në Shqipëri apo Kosovë. Në rastin e Shqipërisë luan rol me siguri edhe indoktrinimi enverist me idenë se vendi është i rrethuar nga armiqtë dhe militarizimi i shoqërisë për këtë shkak. Shqiptarët në ish-Jugosllavi kanë përvojat e disa valësh represioni nga autoritetet serbe dhe pastaj lufta, dëbimet në vitet 1998-1999. Edhe këtu lindi nevoja shumë e veçantë për mbrojtje dhe siguri, si dhe aftësia për të mbrojtur veten ushtarakisht. Pra ka arsye historike përse oferta për t'u përfshirë menjëherë në struktura të mëdha evropiane, shihen me skepticizëm jo vetëm në këtë kontekst, por edhe nga vendet e tjera në Evropë.

Sehr geehrter Redaktionsassitent, Ich Aida CAma, Albanische Redaktion wuensche die Einstellung eines Bildes in die DW-Online-Datenbank. Uebertragung der Rechte dieses Bildes an DW-Online Hiermit bestätige ich, Aida Cama, dass ich dieses Bild von der Autor bekommen habe. gemacht habe und dass ich die Verwendung dieses Bildes im gesamten Online-Angebot dw-world.de gestatte. Aida Cama 01797782875 Oliver Schmitt Gesendet: Donnerstag, 8. Februar 2007 08:07:39 An: "aida cama" Betreff: Re: Frage | | | Posteingang -------------------------------------------------------------------------------- Anlage: IMG_0630.JPG (1.36 MB) Liebe Aida, wann möchtest Du das Interview machen? Derzeit bin ich jeweils nur am Freitag im Büro. Ein Photo lege ich der Nachricht bei. Liebe Grüsse aus Wien, Oliver
Prof. Dr. Oliver-Jens SchmittFotografi: DW

DW: Çfarë i bashkon dhe çfarë i ndan sipas jush shqiptarët në Shqipëri nga shqiptarët jashtë Shqipërisë?

Schmitt: Unë mendoj se kjo mund të krahasohet me grupet e tjera gjuhësore, që janë të shpërndara në shtete të ndryshme. Shqiptarët nuk përbëjnë ndonjë rast të veçantë në krahasimin evropian. Dallime rajonale ka dhe në Itali apo Gjermani. Ajo që ka rëndësi është nëse dallimet rajonale dhe karakateristikat e ndara shtetërore theksohen - si p.sh. në marrëdhëniet mes  Gjermanisë dhe Austrisë ose midis italianëve dhe italishtfolëseve në Zvicër - ose nëse ata konsiderohen si një nënvariet i një identiteti kombëtar, si p.sh. midis piemontezëve dhe sicilianëve, brandenburgasve dhe bavarezëve. Për shkak të komunikimit të vështirë në fund të shekullit të XIX një shqiptar që jetonte në Sarandë nuk ka pasur kurrë kontakt me shqiptarët në Kumanovë, ata nuk dinin gjë për njeri-tjerin dhe ndoshta dhe gjuhësisht do ta kenë kuptuar njëri-tjetrin me vështirësi të mëdha. Në shekullin XX ata kanë jetuar në sisteme të ndryshme politike: fshatarët në Sarandë thuajse nuk kishin pronë private, ndërsa në Kumanovë fshatari e kishte oborrin e tij. Shqiptarët në Kosovë kishin mundësi edhe të emigronin dhe të kishin pronë private, po ashtu ata kishin qasje në valutat e huaja dhe informacion - e gjithë kjo u është mohuar shqiptarëve në Shqipëri. Edhe industrializimi ishte mjaft i ndryshëm, siç ishte dhe zhvillimi i sistemit arsimor. Republika e Shqipërisë ndërtoi shumë më herët institucione shumë më të forta se sa ndodhi kjo në Kosovë, shqiptarët në Maqedoni kanë qenë madje sa i përket zhvillimit edhe më prapa se kosovarët. Dallime rajonale ekzistojnë edhe në orientimin ndaj traditave ose në lidhje me bashkekzistencën e feve të ndryshme. Në Shqipëri kjo është shumë më e rëndësishme se për shqiptarët në Kosovë apo Maqedoni, ku shqiptarët janë të gjithë myslimanë, pavarësisht nëse janë apo jo besimtarë. Në diskutimet brendashqiptare ekzistojnë gjithashtu klishe dhe stereotipe të forta rajonale, p.sh. shqiptarët e qyteteve të Shqipërisë i konsiderojnë shqiptarët në Maqedoni si myslimanë konservatorë. Këto dallime rajonale janë pjesë e historisë shqiptare. Puna është vetëm se si i interpreton ato. Në Shqipërinë komuniste diversiteti rajonal konsiderohej si kërcënim për unitetin kombëtar, prandaj dhe u krijua një kulturë dhe gjuhë e njësuar. Po ky diversitet mund të shihet edhe si pasuri. Se si interpretohet politikisht ky diversitet, është kryesisht një debat ndërshqiptar, që është duke u diskutuar intensivisht mes shqiptarëve në Shqipëri dhe atyre në Kosovë, por edhe në mes gegëve dhe toskëve, p.sh. lidhur me elementet gege në gjuhën standarde.

DW: A ka mundësi që ideja e një "Shqipërie të Madhe" të bëhet në një të ardhme të afërt realitet?

Schmitt: Për këtë çështje ka shumë spekulime. Në perspektivë historike ka raste të ngjashme në Evropën Juglindore, bashkimi i principatave të Vllahisë dhe Moldavisë për krijimin e Rumanisë (1859) dhe bashkimi i Principatës së Bullgarisë dhe krahinës autonome të Rumelisë Lindore me Bullgarinë në 1885, të cilat që të dyja u krijuan kundër vullnetit të fuqive të mëdha, por në fund të fundit jo ushtarakisht kundër vullnetit politik të atyre shoqërive, në të cilat dëshira për bashkimin në një komb-shtet u artikulua qartë nga elitat politike dhe në rastin e popullsisë bullgare në luftën, që pasoi kundër Serbisë. Në rastin shqiptar zhvillohet një debat emocional, i cili aktualisht nuk paraqet ndonjë koncept. Mirëpo nëse ekzsiton vullneti i artikuluar social dhe politika për një bashkim, kjo mund të çojë në të ardhmen në rezultate konkrete. Nëse kjo Shqipëri e re do të jetë një shtet demokratik ku sundon ligji dhe nuk ka pretendime territoriale ndaj fqinjëve të saj dhe është e angazhuar për stabilitetin rajonal dhe vlerat evropiane, duke përfshirë edhe të drejtat e pakicave, një gjë e tillë do të ishte me siguri një pasurim. Por kjo varet shumë nga sa janë rrethanat nën të cilat do të lindte ky shtet. Në gjendjen e tanishme, një bashkim mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk do ishte aq një problem për rajonin, se sa, për shkak të mangësive të njohura në politikë dhe në administratë në Shqipëri apo në Kosovë, kryesisht për qytetarët e një shteti të tillë.