1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Schulz: E ardhmja e Ballkanit është në BE

Alexandra Trajkovska / Amarildo Topi23 Mars 2013

Presidenti i Parlementit të BE-së Martin Schulz, në një intervistë për DW thotë se procesi i zgjerimit të BE nuk duhet të mbetet peng i mosmarrveshjeve bilaterale.

https://p.dw.com/p/182sx
Fotografi: Frederick Florin/AFP/Getty Images

DW: Si mund të ulen tenisonet mes vendeve fqinje (Bullgaria dhe veçanërisht Greqia), në mënyrë që të kalohet bllokada e Maqedonisë drejt BE?

Martin Schulz: Më lëni ritheksoj se Parlamenti Europian ka bërë vazhdimisht thirrje Maqedonisë dhe Greqisë për të çuar përpara bisedimet në lidhje me çështjen e emrit. Parliamenti ka mbështetur gjithashtu edhe Kombet e Bashkuara, në rolin e mediatorit për të gjetur një kompromis. Unë pres përgjegjësi nga lidershipi politik i të dy vendeve. Doja të theksoja rëndësinë e shmangies së deklaratave dhe gjesteve kundërshtuese, sepse mund të kenë një impakt negativ në marrdhëniet e fqinjësisë së mirë. Procesi i zgjerimit nuk duhet të mbetet peng i mosmarrveshjeve bilaterale.

Sa e rëndësishëme është perspektiva europiane për bashkjetesën etnike në këtë vend Ballkanik?

Bashkjetesa paqësore e njerëzve me etni të ndryshme është esenciale, sepse në këtë mënyrë ata mund të jetojnë, punojnë, të rrisin fëmijët e tyre dhe të realizojnë ëndërrat pa pasur frikë se mund tu ndodhë diçka. Fqinjësia e mirë është me mjaft rëndësi në Ballkanin Perëndimor, ku 20 vite më parë kanë ndodhur luftra të përgjakshme. Rajoni duhet të varrosë fantazmat e së shkuarës dhe të shohë përpara. E ardhmja është në Bashkimin Europian.

Sipas organizatave ndërkombëtare, si përshembull ROG, liria e shtypit në Maqedoni është në rënie. Cila janë reformat që duhet të ndërmerren në këtë fushë?

Liria e shprehjes është një nga vlerat themelore të BE-së. Unë u shqetësova kur u përdor froca nda tyre. Ka një plan për të përmirësuar situatën e meidave nga Instituti i Medias dhe Shoqata e Gazetarëve. DIsa nga qëllimet e planet janë arritur tashmë. Sidoqoftë gazetarët thonë se tani janë duke u përballur me padi civile. Një tjetër problem është edhe transparenca për buxhetet që përdoren për fushata publicitare dhe reklamat në tregun mediatik.

Mund të dështojë procesi i pranimit për Maqedoninë?

Një shprehje thotë: "Është shumë e vështirë të bësh parashikime, veçanërisht për të ardhmen." Por unë jam optimist. Kam bindjen se vendi do t'i bashkohet një ditë BE-së. Por topi është në fushën e vendit tuaj. Bashkimi Europian i ka bërë të qarta kriteret e pranimit për anëtarët e rinj: demokraci, sundimi i ligjit, respekt për minoritetet, funksionimi i tregut, janë disa nga elementet. Pra përveç çështjes së emrit, vendi duhet të punojë edhe në drejtime të tjera. Qeveria duhet të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Sistemi i drjetësisë dhe administrate duhet të forcohen. Të drejtat civile duhet të repsktohen.

Sa mund të ndikojë kriza aktuale në BE tek procesi i zgjerimit?

Nuk do të isha i sinqertë nëse do të thoja se nuk ka asnjë problem me zgjerimin në disa vende anëtare. BE-ja ak bërë përpjekje të mëdha për të integruar vendet nga Europa Qendore dhe Lindore, që u bashkuan në vitin 2004 dhe 2007. BE së fundmi ka preznatuar Traktatin e Lisbonës, që ka sjellë disa ndryshime në arkitekturën institucionale të bashkësisë, por që fatkeqësisht në praktikë nuk ka funksionuar. Dhe sigurisht ne përballemi me krizën e borxheve, që duhet të mbahet nën kontroll, në të kundërt rrezikon të shkatërrojë Bashkimin Europian. Prandaj në këtë kontekst nuk duhet të çuditemi nëse prioriteti i BE nuk është zgjerimi në këtë moment. Bashkimi Europian ka nevojë për një periudhë konsolidimi. Por antarësimi i Kroacisë këtë vit tregon se BE është e angazhuar drejt zgjerimit edhe në kohë të vështira. Asnjë prej vendeve nga Ballkani Perëndimor nuk do t'i mbyllet dera.