1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sejdiu i shkruan letër Ban Ki Munit

Bekim Shehu / Prishtinë17 Qershor 2008

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, iu ka përgjigjur zyrtarisht me një letër Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun.

https://p.dw.com/p/ELeW

Presidenti Sejdiu, thotë se institucionet e Kosovës marrin në dijeni vendimin që Kombet e Bashkuara të kryejnë disa funksione të kufizuara që kanë mbetur, sic janë funksione të zbatimit të ligjit deri në kohën kur Bashkimi Evropian të mund ta kryejë rolin e vet operativ. Ai thotë se Prishtina zyrtare është e hapur ndaj propozimit të sekretarit, Ban Ki Mun, për të diskutuar angazhimet e mundshme praktike, për të adresuar kërcënimet ndaj stabilitetit. Në këtë kuadër, presidenti Sejdiu, vlerëson zotimin e OKB-së, për t'u konsultuar ngushtë me Prishtinën, sepse angazhime të tilla nuk janë të mundshme pa pjesëmarrjen dhe aprovimin e Qeverisë së Kosovës.

Presidenti Sejdiu, falenderon zotin Ban Ki Mun, i cili në lerën e tij, vënë në dukje se, pavarësisa e Kosovës është pranuar nga një numër i shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe hyrja në fuqi e Kushtetutës së Kosovës ka ndryshuar situatën në mënyrë përmbajtësore. Në dritën e këtyre fakteve, presidenti Fatmir Sejdiu, premton se institucionet e Kosovës do të punojnë ngushtë me OKB-në, për veprimet e mëtutjeshme. Vetëm duke punuar së bashku, thotë presidenit Sejdiu, ne mund të sigurojmë që trashëgimia e paqes dhe e tolerancës e OKB-së të ruhet në rajonin e Ballkanit.