1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sekretari amerikan i mbrojtjes vizitoi Irakun

Blaschke, Björn6 Dhjetor 2007

Një seri e sulmeve me bomba ka shoqëruar të mërkurën(05.12) vizitën e papritur të sekretarit amerikan të mbrojtjes Robert Gejts (Robert Gates) në Irak. Si pasojë e tyre humbën jetën të paktën 25 njerëz.

https://p.dw.com/p/CYHT

Një masë ekplozivi e fshehur në një makinë shpërtheu të mërkurën (05.12) pasdite në një rrugë shumë të frekuentuar në Bagdat dhe vrau të paktën 14 irakianë. Më tepër se 30 persona të tjerë u plagosën. Mjekët e spitalit dhe pjestarë të organeve të rendit njoftojnë se në mesin e viktimave janë disa fëmijë.


Sulmi ndodhi pikërisht në kohën kur sekretari amerikan i mbrojtjes Robert Gejts po mbante një konferencë shtypi po në Bagdat, por në 'zonën e gjelbërt' të siguruar mirë nga forcat e armatosura. Gejts në fjalimin e tij vlerësoi gjendjen e përmirësuar të sigurisë në Irak. Pas një takimi me kryeministrin irakian Nuri Al-Maliki si dhe presidentin Xhalal Talabani (Dshalal Talabani), Gejts tha se Iraku është bërë më stabil dhe më i sigurtë. Sipas tij ka patur një ndryshim dhe në bazë të statistikave janë kryer më pak akte dhune dhe një numër i konsiderueshëm i irakianëve të shpërngulur janë kthyer sërish në vënslindjen e tyre.


Ka javë që lajme të tilla pozitive vijnë nga Iraku. Megjithatë kritikët mendojnë, se edhe pse janë regjistruar më pak atentate kjo nuk ka të bëj me një çlirim të Irakut por në fakt me një ndarje të vendit. Arabët sunitë jetojnë tani me arabët sunitë, shiitët me shiitët, kurdët me kurdët. Në këtë mënyrë tensionet nuk janë zhdukur por si të thuash vetëm janë shkëputur nga njëra-tjetra dhe mund të eskalojnë sërish në çdo kohë.


Shumica e irakianëve të panumëruar deri tani të cilët këtyre ditëve po kthehen kryesisht nga Siria për në Bagdat janë të vetdijshëm për këtë gjendje. Vetëm pak më shumë se 10 përqind e tyre të pyetur nga Kombet e Bashkuara besojnë në rrethana më të mira jetësore në Irak. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara shumica e irakianëve të kthyer janë njerëz që nuk kanë gjetur punë apo nuk kishin më para të qëndrojnë jashtë vendit.