1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Portret i Selmin Caliskan

Basak Özay / Aida Cama2 Mars 2013

Shefja e re e Amnesty në Gjermani punon që prej 20 vjetësh për organizatat e të drejtave të grave dhe të drejtave të njeriut. Kohët e fundit Selmin Caliskan, ka dalë pak në publik.

https://p.dw.com/p/17p0u
Selmin CaliskanFotografi: picture-alliance/dpa

Kush kërkon ta njohë sekretaren e re të Amnesty International Deutschland (AI) duhet të durojë pak. Selmin Caliskan është larguar prej mediave. Në e-maila nuk jep përgjigje, thirrjet telefonike drejtohen tek një mailbox. Edhe nga pikat zyrtare të organizatës, që kërkojnë gjithnjë të jenë prezent në publik nuk ka pasur informacione për 46 vjeçaren, bijë e prindërve turk që kanë ardhur të punojnë në Dyren të Gjermanisë.

Një person që e njeh atë nga kohët e shkuara është Serap Altinisik. Ajo ka punuar me të për European Women's Lobby nga Brukseli dhe e njeh Caliskanin si një person shumë të angazhuar: "Ajo ka qenë pjesëmarrëse aktive në vendosjen në vendin e duhur të European Network of Migrant Women, shoqatën e parë panevropiane për migrimin e grave. Po ashtu ajo ka punuar për 'European Asylum Support Office' - një agjenci për përkrahjen e azilkërkuesve, ka organizuar disa fushata dhe ka bërë punë lobiiste, thotë Altinisik.

Generalsekretärin vom amnesty-Deutschland Selmin Caliskan
Selmin CaliskanFotografi: picture-alliance/dpa

Më parë ajo ka marrë pjesë në organizatat për të drejtat e grave, pas vitit 2003 për Medica Mondiale. Për këtë organizatë, Caliskan shkoi në Liberi, Kongo dhe Afganistan, ku u angazhua në Kabul edhe për Organizatën Gjermane për Bashkëpunimin Ekonomik (GIZ).

Të drejtat e njeriut - një çështje zemre

Sekretarja e re e AI- Gjermani flet disa gjuhë, gjermanishtja dhe turqishtja janë gjuhët e saj të nënës, ajo ka studiuar gjuhët angleze dhe spanjishte. Njerëzit që e njohin e vlerësojnë si "njeri me ambicie dhe "të vetëdijshme për karrierën". Ish-kolegia e saj Serap Altinisik flet për angazhimin e saj për të drejtat e njeriut dhe të drejtat e grave.

Cilat janë thekset që do të vendosë ajo në rolin e saj të ri, nuk dihet, megjithatë pritet që ajo të kthehet në një bashkëbiseduese jo fort komode për politikanët e Berlinit. Në intervistën e vetme të dhënë për Süddeutsche Zeitung ajo e kritikoi qeverinë gjermane për mungesë transparence në eksportin e armëve. Dhe "vetëkuptohet" që edhe për atdheun e prindërve, ajo flet në mënyrë kritike. Ajo kritikon arrestimin e gazetarëve, po ashtu si diskriminimin e pakicave etnike ose mungesën e lirisë së ushtrimit të fesë për të krishterët dhe alevitët në Turqi.

Logo Amnesty International
Logo Amnesty International