1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Renzi merr votëbesimin nga Senati

dpa afp rtr /mck25 Shkurt 2014

Kryeministri Matteo Renzi merr votëbesimin në Senatin italian. Në fjalën e tij para senatorëve ai premtoi një plan reformash që do të mundësojë uljen e borxheve të larta në vend.

https://p.dw.com/p/1BEpr
Fotografi: Reuters

Në Itali kryeministri i ri Matteo Renzi ka marrë dritën e gjelbër në Senat natën e së hënës lidhur me planet e tij për reforma. Dhoma e Parlamentit i dha votëbesimin 39 vjeçarit në mbështetje të qeverisjes së tij për të ardhmen e vendit. Nga 320 senatorë gjithsej, 169 votuan pro Renzi-t dhe 139 kundër. Më parë kryeministri i ri në këtë detyrë iu drejtua Parlamentit me një fjalim për gati dy orë duke shpalosur vizionin e tij lidhur me reformat e nevojshme në vend. Përveç ndryshimeve të planifikuara në ligjin për zgjedhjet, shkurtimin e taksave dhe investimin në vende të reja pune, ai tha se dëshiron të shfuqizojë Senatin, si një organ ligjvënës.

Lideri i Partisë Demokratike, për shkak të moshës nuk është deputete pasi mosha minimale për të qenë një senator është 40 vjeç. Renzi dëshiron të bëjë reforma rrënjësore që do të mundësonte uljen e borxheve të larta të Italisë. Ai theksoi po ashtu se Italia, ekonomia e tretë më e madhe e eurozonës, duhet ta marrë më seriozisht luftën me financat publike të saj. “Ne duhet të punojmë për fëmijët tanë”, theksoi ai më tej. Socilademokrati në fjalën e tij tha se dëshiron të qeverisë deri në fund të periudhës së legjislaturës në 2018. Sot pasdite atij i duhet të fitojë votëbesimin edhe në Dhomën e Ulët të Parlamentit, ku partia e tij e qendrës së majtë ka një mazhorancë të fortë.

Votimi në Senat ishte edhe një test për Renzi-n për të bashkuar fraksionet e përçara në Parlamentin italian. Qeveria e përbërë nga 16 ministra, në të cilën gjysma janë femra, ka një moshë mesatare nën 48 vjeç, më e reja në historinë moderne të Italisë.
I