1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Serbi : Pas shpërbërjes së qeverisë zgjedhjet e reja më 11 maj

Andreas Meyer-Feist11 Mars 2008

Dështimi i qeverisë së qendrës së djathtë, për të cilin molla e sherrit ishte Kosova, do të shoqërohet nga një riorientim i tërësishëm midis patriotëve nacionalistë dhe forcave pro-evropiane.

https://p.dw.com/p/DMtK
Fotomontazh, Boris Tadiç dhe Cedomir Jovanovic, LDP
Fotomontazh, Boris Tadiç dhe Cedomir Jovanovic, LDPFotografi: AP / Fotomontage DW

Ishte një prej mbledhjeve më të shkurtra qeveritare pas javësh të bllokadës politike. Pas 10 minutash kishte përfunduar gjithçka: U morr vendimi për shpërndarjen e njërës prej qeverive më jetëshkurtra në historinë serbe. Pas dhjetë muajsh në detyrë të kryeministrit Vojislav Kostunica është vendosur që të shpërndahet parlamenti dhe të kërkohen zgjedhje të reja. Qeveria serbe dështoi në sajë të grindjes së koalicionit mbi çështjet e Bashkimit Evropian dhe të Kosovës.

Para ambasadës amerikane në Beograd, 22 shkurt
Para ambasadës amerikane në Beograd, 22 shkurt 2008Fotografi: AP

Zgjedhjet e reja janë vendimi më i pastër për kryeministrin nacionalkonservator:'Në mënyrë që të mos ketë përfytyrime të gabuara: të gjitha partitë në Serbi pajtohen, për sa i takon Bashkimit Evropian. Të gjithë e duan anëtarësimin në BE. Por dallimet fillojnë me shtrimin e pyetjes: Si mund të hyjmë atje? Me apo pa Kosovën?'

Demostratë "Down with Kostunica, Down with New Milosevic," Beograd, 11 shkurt, 2008
Demostratë "Down with Kostunica, Down with New Milosevic," Beograd, 11 shkurt, 2008Fotografi: AP

Partia e Kostunicës nuk do të lëvizë prej kërkesës: anëtarësim në BE vetëm me Kosovën si pjesë e Serbisë. Përkundër partnerit të koalicionit, Partisë Demokratike të presidentit pro-evropian Boris Tadic. Ai paralajmëron prej izolimit politik dhe rrënimit ekonomik. Dhe kërkon të mos e lidhë çështjen e Bashkimit Evropian me grindjen mbi Kosovën: 'Natyrisht që Kosova është pjesë e Serbisë. Dhe është detyrim i qeverisë dhe i parlamentit, të mbrojnë integritetin territorial të Serbisë. Por koalicioni i deritanishëm nuk ka qëndrim të njësuar mbi Evropën. Shtetasit meritojnë një jetë më të mirë dhe perspektivë ekonomike, këto janë të mundura vetëm në Bashkimin Evropian.'

Të paktën në fund mbizotëronte mirëkuptim në koalicion: Të gjitha partitë duan zgjedhje të reja - me sa duket për të gjithë zgjidhja më e mirë për të gjetur se kush e ka shumicën në Serbi. Një lëvizje e papritur e kryeministrit Kostunica. Kryetari i qeverisë serbe ka namin e një politikani të etur për pushtet, i cili ndërron më mirë partnerin e koalicionit sesa të vërë në lojë postin përmes zgjedhjeve të reja. Kostunica simpatizon radikalët ultranacionalistë. Por ka rezistencë në bazën e partisë. Mes saj biznesmenë, të cilët kanë diçka për të humbur. Këta paralajmërojnë prej pasojave ekonomike të një politike tepër të ashpër anti-Kosovë kundrejt Bashkimit Evropian.