1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Serbi: Radikalet dalin në rrugë në mbrojtje të Karraxhiçit

Jërg Brandshajd29 Korrik 2008

Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç pritet t'i dorëzohet këtë javë Tribunalit të Hagës për krime lufte. Mbështetësit e Karaxhiçit duan të demonstrojnë sonte në darkë në Beograd.

https://p.dw.com/p/Elzc
Idhtarë të Karaxhiçit protestojnë në Beograd, 28 korrik
Idhtarë të Karaxhiçit protestojnë në Beograd, 28 korrikFotografi: AP

A ka paraqitur avokati i Radovan Karaxhiçit kundërshtim kundër dërgimit të mandantit të tij në Hagë, apo qe deklarata se ai do ta dërgonte letrën në minutën e fundit vetëm pjesë e taktikës së zvarritjes? Kjo taktikë të paktën deri tani ka funksionuar, sepse vendimi i gjykatës së posaçme serbe nuk është marrë ende.

Luka Karaxhiç, vëllai i Radovan Karaxhiçit
Luka Karaxhiç, vëllai i Radovan KaraxhiçitFotografi: picture-alliance/ dpa

Kështu mbetet e pasigurtë, nëse Karaxhiçi do të jetë ende në Beograd, kur sonte në darkë të mblidhen dhjetëra mijëra nacionalistë në qendër të qytetit. Ndryshe nga protestat e përditshme, këtë herë priten mbështetës të Karaxhicit nga të gjitha pjesët e vendit: "Megjithatë nuk bëhet fjalë vetëm për Radovan Karaxhiçin. Për Partinë Radikale Serbe, manifestimi është një rast i mirëpritur për të larë hesapet me presidentin properëndimor, Tadiç. Nga radhët e radikalëve, të cilët dolën në zgjedhjet e fundit parlamentare si partia më e fortë, por të cilët megjithatë janë të detyruar tani të shtrëngojnë bankat e opozitës, u dëgjua madje një kërcënim indirekt për vrasje ndaj Tadiçit. Tani ata nuk lodhen së theksuari se duan një manifestim jo të dhunshëm.

Radovan Karaxhiçi me ushtarët e tij në Banja Luka- 1995.
Radovan Karaxhiçi me ushtarët e tij në Banja Luka- 1995.Fotografi: picture-alliance / dpa

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Radikale, Vuçiç: "Ne u bëjmë thirrje të gjithë njerëzve, që duan të marrin pjesë në këtë manifestim, që të sillen në mënyrë paqësore. Me dinjitet, sepse ne duam të dallohemi nga ata që e asgjësojnë Serbinë. Askush nuk ka të drejtë t'i vërë flakën parlamentit ose televizionit publik. Askush nuk lejohet të lincojë ose godasë gazetarët. Sepse, ai që e bën këtë, ai çon ujë në mullirin e Boris Tadiçit. Ose është dërguar prej vetë Tadiçit."

Radovan Karadzic, në një konferencë shtypi të sponsorizuar nga revista "Healthy Life" nën emrin Dragan Dabic- Janar, 2008
Radovan Karadzic, në një konferencë shtypi të sponsorizuar nga revista "Healthy Life" nën emrin Dragan Dabic- Janar, 2008Fotografi: AP

Sonte në darkë, protestat e ithtarëve të Karaxhicit i mbështet Partia Demokratike e Serbisë, nën Koshtunican. Ndërsa socialistët, nën Ivica Daçiçin, të quajtur nganjëherë edhe Slobo të vogël, tani qeverisin së bashku me partinë e Tadiçit, me armiqtë e dikurshëm.

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë