1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Serbia e respekton Rusinë por do të futet në BE

Bahri Cani13 Qershor 2014

Serbia synon që brenda një periudhe të caktuar të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Kështu u shpreh kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për gazetaën Bild.

https://p.dw.com/p/1CHw1
Aleksandë Vuçiq - kryeministër i SerbisëFotografi: DW/S. Huseinovic

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq pohon se vendi i tij e respekton Rusinë, si një partner të rëndësishëm strategjik, por qëllimi i Beogradit është anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

"Raportet tona me Rusinë janë plotësisht në rregull dhe normale. Por qëllimi ynë më i madh është në këtë moment anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Evropa është synimi ynë dhe këtu nuk do të ketë kurfarë ndryshimi", theksoi Vuçiq, në një intervistë për gazetën Bild. I pyetur nëse Serbia do të bëhet edhe anëtare e NATO-s, ai u përgjigj se kjo "është një çështje shumë delikate, pasi që NATO e ka bombarduar Serbinë në vitin 1999."

Vuçiq theksoi se Serbia ka raporte shumë të mira me NATO-n dhe "mbetet të shihet se ku do të përfundojë e gjithë çështja".

Lidhur me mundësinë e njohjes së Kosovës, kryeministri i Serbisë Vuçiq theksoi se deri tani askush nuk ka kërkuar prej Beogradit njohjen e këtij shteti. Sipas tij, kjo çështje nuk është në rend dite për Serbinë. Vuçiq mendon se së shpejti mund të arrihet një marrëveshje me të cilën mund të jenë të kënaqur serbë dhe shqiptarët, por nuk saktësoi se për çfarë marrjeveshjeje është fjala.

"Me Prishtinën jemi duke biseduar për përmirësimin e raporteve. Do t'ju them atë që i kam thënë edhe kancelares Angela Merkel: nuk jam ndonjë optimist i madh dhe e di që para nesh ka shumë pengesa. Por besoj se mund t'i zgjidhim të gjitha problemet".

S i përket mundësisë së kthimit të Krimesë në kuadër të Ukrainës, Vuçiq u shpreh se Serbia prej fillimit e ka mbështetur mbështetur integritietin territorial të Rusisë, duke përfshirë edhe Krimenë.

Vuçiq ka qenë për vizitë në Berlin të mërkurën dhe të enjten ku është takuar edhe me kancelaren Merkel. Për mediat e Serbisë ai deklaroi se kancelarja Merkel nuk ka paraqitur "asnjë kërkesë të re". "Nuk kam dëgjuar asnjë kërkesë të re nga kancelarja Merkel. Ajo që na pret janë reformat e nevojshme. Ndërsa nga Gjermania vetëm mund të përfitojmë e jo të humbim", theksoi Vuçiq