1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Serbia të lë përshtypjen e një relikti të shekullit të 19-të

ADD22 Janar 2008

Fitimi i raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Serbi nga Tomislav Nikolici komentohet në shtypin e sotëm gjermanofon.

https://p.dw.com/p/Cvrd
Zgjedhjet presidenciale në Serbi
Zgjedhjet presidenciale në SerbiFotografi: AP

Në gazetën austriake DER STANDARD ndër të tjera lexojmë:

"Surpriza më e madhe në zgjedhjet presidenciale në Serbi ishte pjesëmarrja e lartë në votime, me rreth 61 përqind. Kjo megjithëse u zgjodh një president që ka vetëm kompetenca ceremoniale. Shtabi zgjedhor i kryetarit të shtetit, Boris Tadiç dhe shumë analistë pohuan para zgjedhjeve se Nikoliçi nuk do të kishte shanse në rast të një pjesëmarrjeje të lartë në votime. Kjo pasi sipas tyre janë zgjedhësit e rinj të Tadiçit ata që kanë tendencë të mos votojnë. Pas raundit të parë, kjo tezë ra në ujë.

Zgjedhjet e Balotazhit Tadiçi do t'i fokusojë në një referendum për ose kundër Evropës. Punën ja vështirëson fakti se ai duhet të ketë parasysh edhe forcat properëndimore, për të cilat ai bën shumë kompromise me konservatorët nacionalistë, ashtu edhe nacionalistët, që duan të futen në Evropë, por jo me çdo çmim."

Fitorja e Nikoliçit në raundin e parë të zgjedhjeve i jep shkas gazetës gjermane WIESBADENER KURIER të bëjë këtë vlerësim të situatës: "Së bashku me grupet që mbështesin kryeministrin që vazhdon manovrimet Koshtunica dhe të diktatorit të vdekur Milosheviç, nga ana matematikore rezulton sot një shumicë e qartë për kampin nacionalist në zgjedhjet e ardhshme të balotazhit. Gati 100 vjet pas vitit 1914, në aspektin ideor, ashtu edhe material Serbia të lë përshtypjen e një relikti të shekullit të 19-të. Një dështak i rrezikshëm në Evropën që rritet e bashkuar" .

Ja së fundi edhe gazeta austriake KURIER, e cila përpiqet të hedhë dritë në qëndrimin e mundshëm të kryeministrit Koshtunica ndaj kandidatëve në zgjedhje: "Çështja e Kosovës mund t' i shërbejë kryeministrit Koshtunica si shkak për t'u vendosur pro Nikolicit. Kryeministrit nuk i pëlqen kursi i Tadiçit, që edhe në rast të një pavarësie të Kosovës dëshiron t'i përmbahet afrimit të Serbisë me BE. Por një mbështetje për Nikoliçin mund të rezultojë si një fitore e Pirros. Nikoliçi dhe partia e tij SRS ka deklaruar se në rast fitoreje të zgjedhjeve presidenciale do të shpallë menjëherë zgjedhje të reja parlamentare. SRS-ja do të forconte rolin si forcë politike drejtuese në vend dhe Koshtunica do të humbiste postin e kryeministrit."