1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sfiduesi i kancelares Merkel

Dick, Wolfgang / Lindita Arapi3 Shtator 2013

Kandidati për kancelar i partisë socialdemokrate, Peer Steinbrück konsiderohet një politikan i zoti, elokuent, dhe ekspert i njohur i financave. Megjithëse sondazhet nuk e favorizojnë, ai beson në fitoren e tij.

https://p.dw.com/p/19abv
Fotografi: picture-alliance/dpa

"Ai ia del", u shpreh që në vitin 2011, ish-kancelari gjerman, socialdemokrati Helmut Schmidt për kolegun e partisë së tij, Peer Steinbrück dhe lëvdoi jo vetëm cilësitë e tij si lojtar i pasionuar i shahut. Për Helmut Schmidt nuk luajti ndonjë rol, që Peer Steinbrück si nxënës nuk ka marrë ndonjëherë nota të mira në matematikë, madje ai duhej të përsëriste klasën dy herë deri në maturë.

Peer Steinbrück gjatë fjalimit të tij në festën e 150 vjetorit të themelimit të SPD-së
Peer Steinbrück gjatë fjalimit të tij në festën e 150 vjetorit të themelimit të SPD-sëFotografi: DW/W. Dick

Por vendimtare për rekomandimin që bëri Schmidt ishin aftësitë e fituara të Steinbrückut pas studimeve të ekonomisë e të treguara në postet e referentit të zyrës së kancelarit Schmidt (1978-1981), në ministri të ndryshme deri në postin e kryeministrit të landit, Renani Veriore- Vestfali dhe së fundmi ministër gjerman i Financave në vitin 2005.

Steinbrück humbi përballë CDU-së zgjedhjet si kandidati kryesor i socialdemokratëve në landin e Renanisë Veriore. Pak kohë më vonë, kancelarja Merkel kishte nevojë për bashkëpunimin e socialdemokratëve për të krijuar një qeveri mazhorance. Socialdemokratët rekomanduan Peer Steinbrück që të merrte në dorë financat e Gjermanisë. Në këtë rol ai bashkëpunoi me besueshmëri me Merkelin kundër krizës financiare. Kur kriza u ashpërsua në vitin 2009, e qytetarët të trembur mund të tërhiqnin masivisht paratë nga xhirollogaritë e tyre, Steinbrück bashkë me Merkelin u shprehën në një dalje të përbashkët publike se të gjitha kursimet në Gjermani janë të sigurta.

Defektet politike të Steinbrückut

Stili politik i Peer Stenbrück konsiderohet si i vrazhdë, didaktik dhe pak diplomatik, sepse shpesh e thotë atë që mendon. Ata që e njohin atë e përshkruajnë si njeri me pak durim. Kur në Gjermani debatohej për reduktimin e evazionit fiskal, Steinbrück kërcënoi me masa të rrepta dhe përdori një gjuhë të ashpër. Shprehja e tij "për marshimin e kavalerisë kundër Zvicrës" solli përplasje të forta diplomatike me Zvicrën.

Peer Steinbrück gjatë konference shtypi në Berlin (29.08.2013)
Peer Steinbrück gjatë konference shtypi në Berlin (29.08.2013)Fotografi: picture-alliance/dpa

Si kryeministër i landit Renani Veriore-Vestfali ai mbështeti "axhendën 2010"- programi reformues i Gjermanisë në vitet 2000. Kancelari i atëhershëm, Gerhard Schröder synonte të reformonte tregun e punës dhe uljen e papunësisë. Reduktimi i asistencës sociale dhe vetëiniciativa në raste papunësie duhej të nxiteshin përmes një sektori të rrogave të ulta dhe thjeshtimin e formave të punësimit. Asokohe Steinbrück e mbështeti këtë ide. Madje Gjermania përjetoi nga këto reforma një lloj mrekullie të shtimit të vendeve të punës, nga ky bum përfiton ende qeveria Merkel sot.

Ndërsa sot si kandidat i partisë socialdemokrate, Peer Steinbrück konstaton: "Në këtë pikë punët shkuan keq. Shoqëria kërcënon të përçahet." Pikërisht kësaj çështjeje do t'i kushtohet Steinbrück. Ai kërkon rivendosjen e tregut social që ruan si prioritet të mirën e përbashkët. Por kritikët e paraqesin këtë ndryshim qëndrimi të Steinbrückut si jo të besueshëm. Këtu bën pjesë edhe një rizbulim i synimeve të tjera për një Gjermani më sociale si futja e pagës minimale në të gjithë Gjermaninë. Vëzhguesit e lidhin këtë mungesë besueshmërie edhe me prejardhjen e Peer Steibrückut. Kandidati për kancelar vjen nga një familje e lartë tregtarësh në Hamburg. Por ka edhe një plagë tjetër fushata e Steinbrückut.

Gabime në start

Gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009, kancelarja Merkel mundi të krijonte mazhorancën vetëm me votat e CDU/CSU-së dhe liberalëve, pa pasur nevojë për socialdemokratët. Steinbrück mbeti deputet i thjeshtë dhe deklaroi dorëheqjen nga postet drejtuese politike. Ndërkohë ai botoi një libër me titullin "Nën linjë" mbi kohën e tij si pjesëtar i kabinetit, pranoi profesura në universitete dhe u kthye në një orator me pagesa të klasit të lartë. Deri në vitin 2010 Steinbrück nuk besonte se do të merrej me luftën politike në nivel të lartë. Por gjërat rrodhën ndryshe.

Konferencë shtypi: Peer Steinbrück dhe Katrin Göring-Eckardt
Konferencë shtypi: Peer Steinbrück dhe Katrin Göring-Eckardt nga Partia ekologjisteFotografi: Reuters

Në kongresin e partisë socialdemokrate ai u zgjodh me 94% kandidat për kancelar i socialdemokratëve për zgjedhjet e vitit 2013. Euforia u shua shpejt. Në opinionin publik u bë e njohur se Steinbrück vetëm më honoraret e dhe postet konsultuese në firma kishte fituar mbi 1 milionë euro. Akoma më keq, këtë çështje ai e pa si një gjë private dhe fillimisht nuk donte të jepte asnjë informacion. Në fund ai u dorëzua. Por kur Steinbrück kritikoi rrogën e kancelarit si shumë të ulët dhe u shpreh se nuk do të pinte verë të lirë, imazhi i tij u dëmtua shumë.

Sondazhet sot nuk e favorizojnë fitoren e Peer Steibrückut. Merkel kryeson dukshëm. Por Steinbrück nuk do të dekurajohet. "Për partinë socialdemokratë punët ishin më keq në vitin 2005, e pas zgjedhjeve gjërat u bënë më mirë", mendon Steinbrück. Javët e fundit ai është përpjekur të përdorë një stil të bazuar në fakte. Me rritjen e taksave për super të pasurit synohet të vendoset disi barazia sociale në vend dhe të ndihmohen ata që "duan të shkojnë përpara". Ai synon të mbështesë gratë e punësuara. Ato duhet të marrin rrogë të barabartë me burrat. Nga ana tjetër Steinbrück kërkon përkujdes më të mirë për fëmijët dhe sistemin më të mirërregulluar të kopshteve dhe përmirësimin e pensioneve. Sipas ekspërteve një të mirë ka Steinbrücku. Ai është autentik dhe si politikan gëzon besueshmëri edhe si person privat. Ai është martuar që prej 38 vitesh, me një mësuese dhe është babai tre fëmijëve. Argumenti i tij kundër Merkelit. "Merkel vetëm e administron Gjermaninë dhe nuk formëson asgjë. Si partner koalicioni ai dëshiron të Gjelbrit.