1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BND dhe Amerika

Kersten Knipp/Pandeli Pani31 Tetor 2013

Politikanë dhe ekspertë gjermanë theksojnë se përgjimi i qeverisë amerikane nuk bën pjesë në detyrat e BND-së.

https://p.dw.com/p/1A9KN
Fotografi: picture-alliance/dpa

Gjatë seancës dëgjimore në Kongresin e SHBA për operacionet e spiunazhit kundër vendeve mike drejtori i NSA Keith Alexander kaloi në ofensivë: Jo vetëm amerikanët spiunojnë. Ai është i bindur se edhe aleatët e amerikanëve kanë përgjuar politikanët amerikanë. Sipas një raporti të "Washington Post" Aleksander dyshon se përveç Francës dhe Spanjës edhe Shërbimi Federal Informativ Gjerman (BND) ka kryer veprimtari spiunazhi në Amerikë. Kështu BND ka përgjuar në vitin 2008 rreth 300 qytetarë amerikanë.

Shefi i BND-së Gerhard Schindler tha për gazetën „Die Zeit“ se "nga Ambasada gjermane në Uashington nuk është kryer asnjë veprimtari përgjimi telefonatash".

Shefii BND-së, Gerhard Schindler
Shefii BND-së, Gerhard SchindlerFotografi: picture-alliance/dpa

I këtij mendimi është edhe publicisti dhe eksperti i shërbimeve sekrete Erich Schmidt-Eenboom. Akuzat nga Uashingtoni janë "absurde", tha ai në një intervistë me DW. "BND-ja i merr detyrat nga zyra e kancelares dhe në detyrat themelore që janë përcaktuar për BND-në nuk bën pjesë përgjimi i qeverisë amerikane. "Fjala është për sektorë që lidhen me luftimin e terrorizmit ndërkombëtar, vëzhgimin e zonave të krizës, aktualisht të Sirisë, sigurimin e operacioneve të ushtrisë gjermane në Afganistan apo luftimi i kriminalitetit të organizuar." shpjegoi Erich Schmidt-Eenboom në një intervistë me DW.

Spiunazh me lejen e shtetit

Edhe deputeti i gjelbër Christian Strëbele, i cili është anëtar i Komisionit të kontrollit parlamentar për monitorimin e shërbimeve sekrete gjermane mbron të njëjtim mendim dhe shton se e vërtetë është që shërbimet sekrete gjermane mbledhin informacione jashtë vendit, por çdo zonë përgjimi në botë duhet të miratohet prej Komisionit të kontrollit parlamentar për monitorimin e shërbimeve sekrete. dhe se nuk mund të përfytyrohet që ky komision të ketë miratuar veprimtari gjermane spiunazhi në SHBA. Parimi i BND-së është deri tani që miqtë nuk përgjohen.

publicisti dhe eksperti i shërbimeve sekrete, Erich Schmidt-Eenboom
Publicisti dhe eksperti i shërbimeve sekrete, Erich Schmidt-EenboomFotografi: imago stock&people

Diplomaci në vend të spiunazhit

Megjithatë, sipas Christian Stroebele kjo nuk do të thotë që Republika Federale e Gjermanisë nuk ka interes për të mbledhur informacione në lidhje me pozicionet dhe strategjitë e partnerëve si zbulimit Shtetet e Bashkuara, p.sh. në raste negociatash me rëndësi strategjike të madhe. Kështu megjithë marrëdhëniet miqësore Gjermania dhe SHBA, kur negociojnë për marrëveshjet tregtare të tilla si marrëveshja e SWIFT-it, kanë interesa të ndryshme. Dhe prandaj është gjithmonë mirë në qoftë se ti e di se se çfarë mendon ana tjetër, thotë Christian Stroebele. Megjithatë, ai thekson se BND nuk mbledh aktivisht të dhëna të tilla.

Aktiv shërbimi sekret gjerman është sidomos në Afganistan, ku vepron aktualish Bundeswehri dhe ku si ushtarakët dhe diplomatët gjermanë kanë nevojë për informacione.