1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shalke 04 nis sezonin e ri me trainerin Rutten

PA/ ZDF2 Korrik 2008

Rezultatet e mira dhe futbolli i bukur janë objektivat e trainerit hollandez

https://p.dw.com/p/EUga
Traineri i ri i Shalke 04, RuttenFotografi: Picture-Alliance /dpa

Trainer i ri, shpresë e re! Me trainerin Fred Rutten Shalke 04 shpreson të marrë fund pritja e gjatë që prej 1958-s për titullin e kampionit të Gjermanisë në futboll. Të martën (2.7.) mësuesi hollandez i futbollit drejtoi njësinë e tij të parë të stërvitjes në klubin e ekipit i cili pas një vendi të dytë dhe të tretë në dy kampionatet e kaluara shpreson për më shumë në kampionatin që nis më 15 gusht. Rutten tha të martën në një konferencë për shtyp se synonte një përzierje rezultatesh të mira dhe futbolli të bukur.


"Kjo është shumë e vështirë. Për të duhet kohë dhe punë" - tha Rutten.