1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shalke në krizë të thellë

20 Shtator 2010

Ekipi futbollistik i Shalkes gjendet në krizë të thellë. As pas ndeshjes së katërt në Bundesligën gjermane nuk ka fituar asnjë pikë.

https://p.dw.com/p/PGUs
Ndeshja Shalke - Dortmund
Ndeshja Shalke - DortmundFotografi: AP

Lojtarët e trajnerit Felix Magath mbrëmë humbën në fushën e vet me rezultat 1:3 dhe në këtë mënyrë mbeten të fundit në tabelë. Në dy ndeshjet tjera të javës së katër të zhvilluara ditën e diel u shënuan këto rezultate:

Sankt Pauli - Hamburg 1:1 dhe Bajer Leverkuzen - Nyremberg 0:0.

Tabelën e klasifikimit për herë të parë në historinë e këtij klubi e kryeson ekipi i Maincit.

Ndërsa në kampionatin evropian të pingpongut, lojtari gjerman Timo Boll fitoi titullin e kampionit për herë të katërt me radhë. Në finale ai mundi gjermanin tjetër Patrick Baum. Boll më parë ka fituar në këtë kampionat edhe titullin e kamionit evropian në konkurrencën e ekipeve si dhe në dubël.

Autor: Bahri Cani

Redaktoi: Eliana Xhani