1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Afrim mes Kinës dhe Japonisë

Julian Ryall27 Tetor 2014

Me Xi Jinping dhe Shinzo Abe në krye të Kinës dhe Japonisë mund të arrihet një çtensionim në marrëdhëniet dypalëshe. Një shenjë për këtë do të ishte një takim i politikanëve në samitin e APEC.

https://p.dw.com/p/1DcJZ
Fotografi: STR/AFP/Getty Images

Në marrëdhnëiet kinezo-japoneze katër vitet e fundit konsiderohen si kohë e humbur. Diplomatët shkëmbyen replika, mediet dhe nacionalistët nga të dy vendet nxitën mosbesimin dhe paragjykimet në popull.

Antipatia reciproke ka ndër të tjera edhe shkaqe historike. Prej nëj kohe të gjatë si Kina ashtu dhe Japonia ngrenë pretendime për rolin e liderit në Azinë Lindore. Tensionet aktuale e kanë zanafillën tek arrestimi e kapitenit të një varke peshkimi në shtator 2010 nga anijet e rojes bregdetare japoneze në afërsi të ishujve Senkaku/Diaoyu, të pretenduar nga të dy vendet. Kur u bë publik arrestimi, demonstrues kinezë në më shumë se 100 qytetet dolën nëpër rrugë dhe dëmtuan makina dhe fabrika japoneze. Japonia reagoi duke blerë dhe shtetëzuar ishujt që deri në atë moment kishin qenë pronë private.

Detyrimet e Shinzo Abes

Për shkaqe të politikës së brendshme dhe brenda partisë së tij konservatore për kryeministrin japonez Shinzo Abe është e vështirë të tregojë kompromis me kinezët. "Abe nuk ka qenë kurrë kundër përmirësimit të marrëdhënieve me Kinën, por ka një numër arsyesh përse nuk ka mundur të hapë rrugë", thotë Jon Okumura, docent në Institutin Meji për Çështje Globale në bisedë me Dë. Kështu në Kinë prej 30 vjetësh ka një propagandë që deklaron se sa i keq është kombi japonez. "Por unë besoj se tani ka ndryshime tek pala kineze."

Japanische Flagge Bild Shinzo Abe Hideki Tojo Verbrennung japanisches Konsulat Hong Kong Protest
Tensionet nacionaliste rrezikojnë afrimin mes dy vendeveFotografi: Reuters

Ekspertët si Jon Okumura i referohen një numri takimesh mes politikanësh dhe përfaqësuesish të ekonomisë të rangut të lartë nga të dy vendet gjatë muajve të fundit. Veçanërisht me rëndësi ishte takimi mes zv/kryeministrit japonez Taro Aso dhe homolout të tij kinez Zhang Gaoli të hënën (21.10.2014). Mesazhi qendror i Asos ishte: kryeministri Abe shpreson që në takimin vjetor të Bashkëpunimit Ekonomik në Azi dhe Paqësor (APEC) në nëntor në Pekin, të takohet me Presidentin kinez Xi Jinping. Dhe shanset për këtë nuk janë të këqija, thotë Okumura.

"Kina dëshëron gjithashtu marrëdhënie më të mira me Japoninë dhe ndër të tjera pasi investimet japoneze në Kinë këtë vit kanë rënë", thotë eksperti i Institutit Meji. "Rritja e ekonmisë kineze është ngadalësuar, kostot e punës janë në rritje dhe papritur Kina e sheh veten përballë një numri konkurrentësh." Kina nuk mund t'ia lejojë vetes të heqë dorë nga Japonia me një tre me 127 milionë konsumatorë dhe para derës së shptëisë.

Arsye për optimizëm

Me optimizë shprehet edhe Ian Brmer nga instituti kërkimor në SHNA Eurasia Group sa i takon të ardhmes së afërt strategjike. "Ngjitja e Kinës kuptohet qartë në Japoni si një problem në periudhë afatgjatë, por në të ardhmen e afërt nuk shqetësohem për gjeopolitikën në Azi." Ai e argumenton optimizmin e tij me dy politikanët e ardhur para pak kohe në post në dy vendet, Xi dhe Abe. Të dy janë vërtet personalitete me aftësi lideri që i japin rëndësi transformimit ekonomik. Për këtë ata synojnë në radhë të parë më shumë stabilitet në rajon", thotë Bremmer. Shenjat për një riafrim mund të shihen kudo: më shumë turistë kinezë shkojnë në Japoni dhe shkëmbimet kulturore janë në rritje.

Xi Jinping und Shinzo Abe
Xi Jinping dhe Shinzo AbeFotografi: picture-alliance/dpa

Kjo sigurisht që nuk garanton miqësi të përjetshme mes Japonisë dhe Kinës. Bremmer e dheh rrezikun për marrëdhëniet dypalësht para së gjithash në dështimin e mundshëm të politikës reformatore të Xi dhe forcimimine krahut nacionalist në Kinë.

Zënkat territoriale në dëtin e jugut dhe lindjes së Kinës janë një vatër krize që nuk duhet nënvlerësuar. Atje Pekini ka vërtet më shumë hapësirë veprimit pasi Uashingtoni aktualisht është i zënë me kriza të tjera si p.sh. në Lindjen e Afërme, por Bremmer nuk beson që Kina do ta shfrytëzojë këtë rast. "Kina ka gabuar në llogari në këtë front në të kaluarën. Në fillim të mandatit të Presidentit Obama, sjellja e Kinës në rajon skishte si pasojë që shumë vende zgjeruan dhe thelluan marrëdhëniet e tyre me SHBA, që sigurisht nuk ishte në favor të interesave të Kinës."