1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

SHBA:Zëvendësim së shpejti i ministrit të Jashtëm Tillerson?

1 Dhjetor 2017

Miq me siguri që nuk mund të bëhen më presidenti i SHBA-së dhe ministri i tij i Jashtëm. Raportet mes tyre janë tronditur dhe çdo ditë pritet largimi i kryediplomatit. Një gazetë ka dijeni edhe për arsyet përse.

https://p.dw.com/p/2oZXI
USA Rex Tillerson, Außenminister & Donald Trump, Präsident
Fotografi: picture-alliance/dpa/CNP/Kevin Dietsch/Consolidated News Photos

Gazeta "New York Times" njofton për mendimet që po peshohen në Shtëpinë e Bardhë, për ta shkarkuar ministrin e Jashtëm të padëshiruar. Kjo gazetë duke iu referuar përfaqësuesve të nivelit të lartë të qeverisë, shkruan se Rex Tillerson brenda pak javësh mund të zëvendësohet nga drejtori i CIA-s  Mike Pompeo. Shefi i ri i shërbimit sekret, sipas këtyre njoftimeve, pritet të bëhet senatori republikan Tom Cotton. Këtë plan e ka hartuar John Kelly. Është ende jo e qartë, nëse presidenti Donald Trump e ka miratuar këtë përfundimisht.

E qartë është sidoqoftë, e për këdo evidente, se Trump do ta heqë qafe sa më parë ministrin e Jashtëm. "Unë jam i vetmi, prej nga varet kjo", tha presidenti në fillim të muajit për shefin e Departamentit të Shtetit. Jam i pakënaqur, që disa në Ministrinë e Jashtme nuk e mëbshtesin politikën time të jashtme, u ankua Trump në një intervistë për kanalin më të preferuar të tij Fox News, "sepse tek e fundit unë e përcaktoj politikën". I pyetur nëse ai do ta lë në post Tillersonin deri në fund të mandatit, ai u përgjigj: "Do ta shohim. Nuk e di."

Tensionet mes Trumpit dhe ish-menaxherit të naftës Tillerson kohët e fundit janë bërë evidente. Të dy politikanët kanë qendrime të ndryshme lidhur me një sërë temash të politikës së jashtme. Ministri i Jashtëm brenda qeverisë po kthehet dita ditës në një lloj lojtari kundërshtar të presidentit. Tillerson në tetor në prani të të tjerëve e ka quajtur Trumpin "kokëtul". Përgënjeshtrimi i kësaj u bë me gjysmëzëri. Trump si rrjedhojë e sfidoi Tillersonin për një test inteligjence.

Sidoqoftë Tillerson ia doli që SHBA-ja të mos tërhiqet nga marrëveshja atomike me Iranin. Bashkëpunëtorët e tij thonë, që ministri do patjetër ta mbyllë këtë vit kalendarik në detyrë, për të ruajtur dinjitetitn e tij. Nëse ai shkarkohet, do të ishte i pari ministër i Jashtëm në historinë 120 vjeçare të SHBA-së që shkarkohet kaq shpejt nga posti.