1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

280709 Mitchell Netanjahu

28 Korrik 2009

SHBA ka ndërmarrë një mision të ri ndërmjetësues në Izrael. I dërguari i posaçëm i SHBA-së Mitchell takohet sot (28.7.)me kryeministrin izraelit Netanjahu. Tema bisedimesh ka mjaft, madje edhe tema të diskutueshme

https://p.dw.com/p/IyjM
Përpjekjet amerikane në Lindjen e Afërt dhe të Mesme janë shtuar. Ne foto: flamuri i SHBA dhe flamuri izraelit
Përpjekjet amerikane në Lindjen e Afërt dhe të Mesme janë shtuarFotografi: picture-alliance/ dpa / Fotomontage: DW

Plane urbanistike dhe projekte private që Jeruzalemi Lindor të mos bëhet kryeqyteti i shtetit të ardhshëm palestinez

Jeruzalemi Lindor, lagja palestineze Sheikh Jarrah. Ish-hoteli Shepherd mbrohet prej dy rojeve, që janë ulur në oborrin para godinës në karrige plastike. Qetësia është e rreme: njoftimi se në këtë territor do të ndërtohen komplekse të reja banimi për banorët hebrej ka ngjallur indinjatë dhe shqetësim. Aktiviste si Orly Noy, nga organizata joqeveritare „Ir Amim“, e shohin veten të konfirmuara në shqetësimet e tyre:

"Duhet ta shohësh në hartë: Ka një plan qeveritar, në bazë të të cilit Lugina e Shenjtë do të shndërrohet në nëntë parqe kombëtare. Ka edhe plane urbanistike dhe projekte private - kështu si edhe këtu në Sheikh Jarrah. Në të gjitha këto plane ka një qëllim: Jeruzalemi palestinez Lindor nuk duhet të bëhet kryeqyteti i shtetit të ardhshëm palestinez.“

Qëllimi i të dërguarve të SHBA është një zgjidhje paqësore gjithëpërfshirëse dhe e qëndrueshme

Këto veprime e vështirësojnë dukshëm punën e të ngarkuarit të posaçëm të SHBA-së, George Mitchell. Qeveria e SHBA-së përpiqet ta verë sërish në lëvizje procesin e bisedimeve në Lindjen e Mesme. Pikërisht kjo është arsyeja që këtë javë zhvillojnë bisedime në rajon Ministri amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates, këshilltari për sirgurinë, James Jones dhe I Ngarkuari Mitchell. Qëllimi është një zgjidhje paqësore gjithëpërfshirëse dhe e qëndrueshme, theksojnë vizitorët nga SHBA-ja. Gjithçka bëhet, por vetëm jo Jeruzalemi, kundërshton ministri izraelit i Infrastrukturës Uzi Landau:

"Duhet të jetë më se e qartë, që nuk do të ketë bisedime, konsultime apo diskutime mbi Jeruzalemin dhe se çfarë bëjmë ne në qytet.“

Bashkësia ndërkombëtare nuk e pranon Jeruzalemin si kryeqyteti të pandashëm të Izraelit

Jeruzalemi si kryeqyteti i pandashëm i Izraelit - këtë nuk e pranojnë as bashkësia ndërkombëtare dhe as palestinezët. Politikani palestinez Mustafa Bargouti akuzon qeverinë e Izraelit, se nuk është e gatshme për asnjë zgjidhje lidhur me çështjen e Jeruzalemit, të drejtës së kthimit dhe ndërtimit të vendbanimeve. Ai i bën thirrje qeverisë së SHBA-së që të mos vazhdojë gjatë ta marrë parasysh këtë qëndrim."

"Kemi të bëjmë këtu me kredibilietin e SHBA-së dhe me perspektivën për një sukses - në dobi të banorëve të të gjithë rajonit. Varet nga ajo se sa qeveria e SHBA-së mund ta rrisë presionin dhe të thotë: 'Mjaft më', këto vendbanime nuk duhet të ndërtohen."

Mediet izraelite njoftojnë, se qeveria e SHBA-së mund të lëshojë pak pe lidhur me çështjen e ndërtimit të vendbanimeve: Pas kësaj Izraeli mund të përfundojë ndërtimin e 2400 apartamenteve në ngulimet e dominuara nga konservatorët, por duke i ndërprerë punimet për të gjitha ndërtimet e tjera. Ministri i Punës, Benjamin Ben-Eliezer bën fjalë, se Uashingtoni po fillon t' i kuptojë realitetet në Izrael:

'Vendet perëndimore nuk janë të gatshme të ndërmarrin për kolonitë masa, që përmbajnë hapa kundër shtetit të Izraelit'

"Amerikanët po fillojnë të korrigjojnë vetveten, ne po fillojmë të korrigjojmë vetveten dhe unë mendoj, që secila palë ka nisur t' i kuptojë vështirësitë. Përveç kësaj amerikanët e dinë se vendet perëndimore nuk janë të gatshme në këtë pikë të ndërmarrin masa, që përmbajnë hapa kundër shtetit të Izraelit."

Por presioni ndërkombëtar është i nevojshëm, thotë aktivistja Noy, nga organiaza 'Ir Amim'. Projekti në Sheikh Jarrah tashmë nuk mund të ndërpritet nga ana ligjore - vetëm nga politika mund të bëhet diçka. Pasojat e ndërtimit të vendbanimeve në lagjen palestineze janë të paparashikueshme:

"Banorët asnjëherë nuk do të vijnë vetëm. Me ta vijnë së pari forcat e rendit. Papritur këtu do të kemi jo vetëm një prani hebreje me orientim të djathtë, por edhe të armatosur që do të mbrojnë territorin. Unë mendoj, se Jeruzalemi tashmë nuk është qytet i thjeshtë. Ne nuk na duhen tensione të mëtejshme.“


Autor: Torsten Tajhman/ Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Auron Dodi