1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

SHBA: Ish-punonjësi i CIA-s kandidat i pavarur kundër Trump

SC/wl (afp, rtr, dpa)9 Gusht 2016

Ai nuk do që Donald Trump të bëhet president i SHBA-së, ndaj ish-punonjësi i CIA-s McMullin hyn në garë si kandidat i pavarur i mbështetur nga aksioni konservator. McMullen mund ta dëmtojë Trumpin.

https://p.dw.com/p/1JemC
USA Evan McMullin
Fotografi: privat

"Trump flet për frikërat më të këqia të amerikanëve. E kjo në një kohë, në të cilën ne kemi nevojë për unitet dhe jo për përçarje", shkruan 40 vjeçari McMullen në faqen e tij të internetit. Edhe prej kandidates demokrate për presidente Hillary Clinton miliona amerikane nuk ndihen të përfaqësuar. ndaj unë do tëhyjë në garë tani, thekson ai.

Spekulohet rreth një grupi mbështetës në lidhje me Mitt Rommey, kandidati i pasuksesshëm republikanëve për president në vitin 2012. McMullin më parë ka punuar nga viti 2001 deri në vitin 2011 për CIA-n. Nga 2013-ta ai e këshilloi Komitetin e Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve. Ai u konsiderua si ekspert i anti-terrorizmit të Shërbimit të Kundërzbulimit. McMullin nuk ka shans, por ndoshta mund të ketë një ndikim në rezultatin e zgjedhjeve. Në disa shtete, afati i fundit për kandidatët e pavarur për të qenë pjesë në fletëvotim, tashmë ka kaluar. Nga ana tjetër McMullin do të duhej të mbledhë shumë nënshkrime. Për një fushatë zgjedhore do t'i duheshin shumë shpejtë shumë të holla. Megjiathë McMullin mund ta dëmtojë ndjeshëm Trumpin në Utah. Ai vjen nga ky shtet dhe është Mormon, si shumë banorë atje. Vetëm në shtetet e dominuara tradicionalisht nga republikanët ai mund t'ia prishë lojën Trumpit.

Evan McMullin neuer Konkurrent für Donald Trump
Fotografi: https://www.facebook.com/mcmullinforpresident

Përveç McMullin kandidojnë edhe dy kandidatë të tjerë të pavarur në zgjedhjet presidenciale: Gary Johnson për Partinë Libertariane dhe Jill Stein për Partinë e të Gjelbërve.

Letra e hapur nga 50 Republikanë

Kandidatura e McMullinit konsiderohet një tregues tjetër, që nominimi i Trumpit i ka përçarë thellë si asnjëherë më parë republikanët. Kjo është dokumentuar nga një letër e hapur e përbashkët e 50 republikanëve, që kanë pasur funksione të rëndësishme në qeverinë e SHBA-së. "Asnjë nga ne nuk do ta votojë Trumpin", thuhet në letrën e publikuar nga "New York Times". Miliarderi do të ishte "presidenti më i rrezikshëm në historinë amerikane". Në mesin e nënshkruesve janë ish-shefi i CIA-s, Michael Hayden dhe ish-ministri i Jashtëm dhe Presidenti i Bankës Botërore Robert Zoellick.