1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

SHBA kërcënojnë Sirinë me "hapa të mëtejshëm"

29 Dhjetor 2011

Uashingtoni ka akuzuar Sirinë se para vizitës së vëzhguesve të Ligës Arabe ka ashpërsuar represionin. Nëse vendi do të refuzojë bashkëpunimin, Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin "masa të tjera".

https://p.dw.com/p/13b2p
Pamje nga protestat kundër presidentit sirian Baschar al-Assad
Pamje nga protestat kundër presidentit sirian Baschar al-AssadFotografi: dapd

Qeveria amerikane ka njoftuar për "hapa të mëtejshëm", në rast se regjimi i presidentit Baschar al-Assad nuk bashkëpunon me misionin e paqes së Ligës Arabe. "Në qoftë se regjimi sirian vazhdon të shpërfillë përpjekjet e Ligës Arabe dhe të tregohet e padisplinuar, komuniteteti ndërkombëtar do të përdorë mjetet të tjera për të mbrojtur civilët sirianë", thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të SHBA, e cila u bë publike në natën e së mërkurës (28.12). Çfarë masash do të jenë konkretisht që do të ndërmerren, këtë ministria e la të hapur.

Zevëndës zëdhënësi i ministrisë së jashtme amerikane, Mark Toner dënoi në Uashington përsëri gjakderdhjen në vend: "ne shohim pamje me bombardime , edhe me tanke dhe kemi raportime për qindra të vdekur, mijëra të arrestuar dhe kemi dëgjuar për rrahje të demonstruesve paqësorë".

SHBA: Represionet janë ashpërsuar

Ministrat e Ligës Arabe duke diskutuar mbi situatën në Siri
Ministrat e Ligës Arabe duke diskutuar mbi situatën në SiriFotografi: picture-alliance/dpa

SHBA e akuzon udhëheqjen siriane edhe që ka ashpërsuar represionin e saj kundër lëvizjes protestuese. "Regjimi ka shfrytëzuar ditët e fundit që të përforcojë sulmet e tij në Homs dhe qytete të tjera para mbërritjes së vëzhguesve aty", tha Toner.

Ky veprim është në kundërshtim me planin e paqes së Ligës Arabe e cila ka si qëllim që të zgjidhë konfliktin në vend dhe ti japë fund gjakderdhjes, tha Toner më tej. Qeveria e tij shpreson që vëzhguesit gjatë qëndrimit të tyre do të provojnë të nxjerrin të vërtetën në vend. Nga autoritete siriane Uashingtoni kërkon që ajo t'i japë vëzhguesve "qasje të pakufizuar tek sirianët", që ata të kenë mundësi të realizojnë detyrat e tyre.

Vëzhguesit e kanë nisur misionin

Ministrja e Jashtme e SHBA, Hillary Clinton duke folur për Sirinë
Ministrja e Jashtme e SHBA, Hillary Clinton duke folur për SirinëFotografi: dapd

Në bastionin e protestave Homs ku luftohet prej javësh, ditën e martë kishin nisur punën e tyre vëzhguesit e Ligës Arabe. Paradite një delegacion nën drejtimin e gjeneralit sudanez Mustafa al-Dabi kishte arritur në qytetin e tretë për nga madhësia në Siri. Gjatë vizitës, sipas të dhënave të aktivistëve për të drejtat e njeriut, demonstruan rreth 70.000 njerëz kundër presidentit Baschar al-Assad. Vetëm pak orë më parë nga luftimet e ashpra kishin vdekur të paktën gjashtë njerëz.

Autorë: Nima el Maussaoui / Mimoza Kelmendi

Reaktoi: Esat Ahmeti