1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

SHBA këshillojnë qeverinë e Tiranës

Ani Ruci16 Tetor 2008

Ambasadori amerikan, Xhon Withers këshillon të hiqet dorë nga hetimi ndërkombëtar dhe ai parlamentar.

https://p.dw.com/p/Fc4A
Fotografi: DW / Cama

Hapur, pa lënë hapësira për të lexuar në rrjeshta, përfaqësuesi i diplomacisë amerikane në Tiranë, ambasadori Xhon Withers ka paralajmëruar qeverinë e Tiranës të mbaje larg duart nga drejtësia. "Parlamenti po shqyrton mundesinë e ngritjes së një komisioni hetimor për të kryer kështu punen qe ben prokuroria dhe prokuroret ne shqiperi. Qeveria ka kërkuar ndërkohë edhe një lloj hetimi ndërkombëtar ne këtë fushë, gjë që e gjej të çuditshme", tha ai në një seminar që u zhvillua me prokurorët që hetojnë pastrimin e parave në Shqipëri.

Tonet e tij kritikuese kanë ardhur duke u ngritur, kur ai ka paralajmëruar se qëllimi final i hapave që po ndërrmer qeveria mund të rezultojë në largimin e Kryeprokurores Rama: "Këto veprime janë zhvilime të paqarta dhe shqetesuese. Në Tetorin e kaluar parlamenti nisi një hetim për ish prokurorin e pergjithshëm, të cilin e shkarkoi. Tani duket se do ta bëjë të njëjtën gjë për Prokuroren aktuale. Po, Parlamenti ka të drejtë të ngreje komisione hetimore por a eshtë e drejtë ta bëjë këtë këtë çdo tetor? " ngriti pyetjen domethënëse Xhon Withers. "Sinqerisht, vazhdoi ai," nuk shoh asnje arsye legjitime as per qevërinë as për Parlamëentin per të bërë këto lëvizje."

Apeli Amerikan

Duke rreshtuar të tillë argumenta kyç ambasadori amerikan në Tiranë Xhon Withers përseriti apelin, që vetëm pak ditë më parë SHBA i drejtuan qeverisë Berisha dhe maxhoranceës parlamentare: " U bëj thirje Qeverisë dhe Parlamentit të rikonsiderojë këto lëvizje të menduara keq, të cilat krijojnë përshtypje si lëvizje që ndërhyjnë në pavarësinë e prokurorisë dhe të gjyqësorit. Këshilla ime dhe e qeverise se SHBA, është të lejohet prokuroria të bëjë detyrën e saj si institucion i pavarur që është" tha ambasadori amerikan në Tiranë.