1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

SHBA kujton 9/11

11 Shtator 2010

Presidenti Obama kërkon në përvejtorin e sulmeve të 11 shtatorit më shumë tolerancë fetare. Pastori amerikan Terry Jones, që donte të digjte kuranin vazhdon të ushqejë diskutimet.

https://p.dw.com/p/P9lg
Mijëra vetë demostruan të premten në mbremje në Nju Jork me qirinj në duar për ndërtimin e xhamisë.
Mijëra vetë demostruan të premten në mbremje në Nju Jork me qirinj në duar për ndërtimin e xhamisë.Fotografi: AP

Nëntë vjet pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, presidenti amerikan Barack Obama paralajmëroi vendin e tij për rreziqet qe ekzistojnë nga përçarjet fetare. Islami nuk është fe armiqësore: "Ne nuk ndodhemi në luftë me myslimanizmin", theksoi Obama ditën e premte në një konferencë shtypi dhënë në Shtëpinë e Bardhë. "Ne ndodhemi në luftë me organizatat terroriste, që e keqpërdorin islamin duke përdorur flamurin e islamit për të vënë në jetë aksionet e tyre shkatërruese".

Gjatë sulmeve të islamistëve terroriste mbi World Trade Center në Nju Jork dhe Pentagon në Uashington, më 11 shtator humbën jetën gati 3 mijë vetë. Në kuadër të ngjarjeve përkujtimore të kërij viti shkaktoi tërheqjen e vëmendjes projekti për ndërtimin e një qendre kulturore islamine në afërsi të ish ëorld Trade Center, si dhe planet e një pastori evangjelist për të djegur publikisht kuranin.

Pastori Terry Jones
Pastori Terry JonesFotografi: ap


Një vend shumë fe

Obama i bëri thirrje bashkatdhetarëve të tij për më shumë tolerancë: " Kur ne jemi në gjendje të ndërtojmë atje një kishe, një sinangogë apo një tempull hinduist, atëherë mund të ndërtojmë edhe një xhami." Shtetet e Bashkuara janë një komb, theksoi ai: "Ne nuk duhet të lejojmë përçarje nga fetë. Ne nuk duhet të fillojmë të drejtohemi kundër njeri tjetrit."

Mijëra vetë demostruan të premten në mbremje në Nju Jork me qirinj në duar për ndërtimin e xhamisë. Idhtarët e projektit kërkojnë lirinë e feve. "Ne nuk i pranojmë idenë që fqinjësia në qytetin tonë të mrekullueshëm të jetë e ndaluar për një disa grupe njerëzish", tha Susan Lerner nga lëvizja qytetare "gjëra të përbashkëta". Kundërshtarë të xhamisë kërkuan që kjo të mos ndërtohet direkt në afërsi të ground zero.

New York City- Demostratë kundër antiislamizmit
New York City- Demostratë kundër antiislamizmitFotografi: ap

Terry Jones në New Jork

Pastori evngjelist Terry Jones ka shkuar ndërkohë në Nju Jork. Të afërmit e tij tha se ai ka shkuar të takohet me hoxhën e xhamisë që ështa planifikuar të ngrihet. Jones, pastor i një komuniteti fundamentalist në Florida, kishte njoftuar se do t`i vinte zjarrin rreth 200 kuranëve në ditën e përkujtimit të sulmeve terroriste. Kjo shkaktoi protesta në gjithë botë, ministria amerikane e Mbrojtjes shprehu shqetësimin për sigurine e ushtarëve në vendet myslimane.

Më në fund Jones, pranoi të mos i digjte kuranët. Atij i është premuar që qendra islamike nuk do të ndërtohet në afërsi të ground zero. Përfaqësues të myslimanëve, thanë se kjo nuk është e vërtetë. Vetë Jones nuk ktheu përgjigje nëse do t`i djegë kuranët në një moment tjetër.

Autor: Dirk Eckert/ Aida Cama

Redaktoi: Sonila Sand