1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

SHBA mbështetë opozitën në Iran

16 Shkurt 2011

Qeveria amerikane ka ngurruar për një kohë të gjatë që të mbështesë protestat egjiptiane kundër regjimit të Mubarakut. Për dallim në Iran: sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton mbështet hapur demonstratat

https://p.dw.com/p/10HbO
Fotografi: AP Graphics
Në foto, Hillary Clinton
Në foto, Hillary ClintonFotografi: AP

Vetëm pak orë pasi që kishin filluar demonstratat e fundit në Iran, sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton lavdëroi në Uashington angazhimin e kundërshtarëve të qeverisë.

"Ajo çfarë shohim sot në Iran është një dëshmi për guximin e popullit iranian dhe një padi ndaj hipokrizisë së regjimit iranian."

Qeveria në Teheran edhe pse ka përshendetur protestat egjiptiane, popullit të vet ia mohon të drejtën për lirinë e shprehjes. Clinton me deklaratën e saj doli në mbështetje të demonstratave të opozitës dhe kërkoi nga Irani ndryshimin e sistemit:

"Ne mendojmë që sistemi politik në Iran duhet të hapet për kërkesat e opozitës dhe të shoqërisë civile."

Presidenti amerikan, Barack Obama
Presidenti amerikan, Barack ObamaFotografi: AP

Me deklaratat e Clintonit qeveria Obama ndryshon qëndrimin e saj fillestar që të mos përzihet në çështjet e brendshme të Iranit nga frika se përzierja amerikane mund të ketë pasoja negative për lëvizjen demokratike në vend. Përveç kësaj presidenti Obama besonte në fillim të mandatit të tij qeverisës se do të arrijë të negociojë me pushtetmbajtësit në Iran para së gjithash për programin bërthamor iranian. Obama atëherë:

"Nëse vendet si Irani hapin grushtin e tyre atëherë prej nesh po ashtu do të kenë një dorë të shtrirë."

Ndryshe nga paraardhësi i tij George W. Bush i cili kishte ndarë për opozitën iraniane mbi 60 milionë dollarë amerikanë nën drejtimin e Obamës fillimisht ishin ndërprerë ndihmat materiale për rezistencën iraniane. Vetëm kur regjimi i Teheranit shtypi në mënyrë brutale lëvizjen demokratike në verën e vitit 2009, në Uashington filluan të mendojnë ndryshe:

Pamje nga protestat në Iran
Pamje nga protestat në IranFotografi: AP

"Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe bashkësia ndërkombëtare janë të shokuara dhe të tronditura nga raprezaliet, dhuna psiqike dhe arrestimet e ditëve të kaluara. Unë i dënoj ashpër këto veprime. Populli iranian duhet të ketë të drejtën e patjetërsueshme të tubimit dhe shprehjes së lirë", ka thënë Obama.

Paralelisht me këtë administrata amerikane ashpërsoi sanksionet ekonomike kundër Teheranit për shkak të programit bërthamor iranian.

Ndryshe nga regjimi i Mubarakut në Egjipt i cili është mbështetur nga Uashingtoni me ndihma bujare ushtarake për dekada të tëra në Iran ka tre dekada që fryn një erë e ashpër nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në të vërtetë katër raundet e sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe përveç tyre sanksionet e posaçme të SHBA-së, BE-së dhe vendeve të tjera i kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme ekonomisë iraniane. Çmimi i mallrave importuese vetëm gjatë viteve të fundit është ngritur me rreth 30 për qind.

Autor: Daniel Scheschkewitz / Esat Ahmeti

Redaktoi´; Elert Ajazaj