1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

SHBA synon përmirësimin e marrëdhënieve me Kinën

6 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/C3FR
Në përpjekjet për përmirësimin e marrëdhënieve mes SHBA-ve dhe Kinës megjithë dallimet ekzistuese, ministri amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts (Robert Gates) është takuar me kryetarin e shtetit kinez, Hu Zhintao (Hu Jintao). Të dy politikanët i cilësuan bisedimet e mëparshme me përfaqësues të ministrisë së jashtme kineze dhe asaj të mbrojtjes si të hapura dhe miqësore. Gejts tha se ai i është lutur Kinës për mbështetje në konfliktin atomik me Iranin. SHBA duan të vendosin sanksione të ashpra kundër Iranit. Kina përkundrazi është për vazhdimin e kursit të bisedimeve. Kina importon 12% të naftës nga Republika Islamike.