1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

SHBA të interesuara për arritjen e paqes në Lindjen e Afërt

22 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/CQLM

SHBA synojnë që të arrijnë marrëveshjen e paqes ndermjet Izraelit dhe palestinezëve para përfundimit të mandatit të presidentit amerikan Xhorxh Bush. Kështu u shpreh ministrja e jashtme e SHBA-ve Condoliza Rice pak ditë para fillimit të konferencës për Lindjen e Afert në Annapolis. Garanci për sukses nuk ka, tha Rice. Në konferencën në shtetin federal Maryland më 27 nëntor janë ftuar rreth 40 vende dhe organizata. Nga të ftuarit megjithatë është përjashtuar Lëvizja radikale islamike Hamas, e Rripit të Gazës. Para fillimit të konferencës, kuarteti i paqes për Lindjen e Afërt do të takohet në Uashington. Këtë të enjte ministrat e jashtëm të shteteve arabe do të takohen në Kairo të Egjiptit, për të vendosur në lidhje me pjesëmarrjen në konferencë.