1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shenjat flasin për ndryshime në Iran

12 Qershor 2009

Shtypi për Iranin dhe pandeminë

https://p.dw.com/p/I7w9
Grua duke mbushur formularët në një qendër votimi.
Në Iran mbahen zgjedhjet për presidentin e ri të vendit.Fotografi: AP

Sot (11.06) në Iran mbahen zgjedhjet për presidentin e ri të vendit. Këshilli i Mbikqyrësve ka lejuar katër persona, të gjithë meshkuj të kandidojnë për postin e presidentit.

Nga gazeta NORDWEST ZEITUNG që botohet në Oldenburg për këtë temë shkëpusim:


"Shenjat flasin për ndryshim. Zgjedhjet presidenciale në Iran mund të sjellin disfatë për mbajtësin e postit Mahmud Ahmadinexhad, siç dëshirohet në Perëndim. Shanset për konkurentët e tij, veçanërisht për Mir Hussein Musavin duken më të mira se kurrë. Të bien në sy shumë gra dhe të rinj që qendrojnë në krye të lëvizjes, e cila synon ta sjellë Musavin në pallatin presidencial. Atyre u vjen keq që të jetojnë nën regjimin e ngurtë të mullave, të cilin e përfaqëson Ahmadinexhadi. Liri është fjala që i bashkon intelektualë, artistë, muzikantë, studentë dhe të rinj me orientim perëndimor. Vargonjtë e fesë synohen të hapen, gjithashtu edhe dritarja në drejtim të botës së jashtme. Një revolucion i vogël."

Ndërsa për shpalljen e pandemisë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, në gazetën RHEIN ZEITUNG që botohet në Koblenz/Mainc lexojmë:

"Për ne evropianët, mesazhi nga Gjeneva duhet të ketë kuptimin, se indiferenca është koncepti i gabuar. Vërtet, që sëmundja ka marrë një rrjedhë jo të rrezikshme te shumica e të prekurve. Vërtet, që në vende të industrializuara si Gjermania nuk është për t'u druajtur ,se do të ketë vështirësi për vaksina ose mjete anti-grip. Por, pikërisht rastet më të fundit para derës sonë duhet të na sjellin para sysh, se virusi H1N1 nuk është një fenomen që mund të kthehet në problem vetëm për njerëzit në vendet në zhvillim. Parandalimi, në këtë rast nuk është një detyrë nacionale, madje as kontinentale. Këtu kërkohet solidaritet i përbotshëm." (dpa/aud/aca)