1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shfaqjet e Papës në publik kanë gjithmonë edhe një komponent politik

11 Maj 2009

Temat e shtypit: Gjendja dramatike në Pakistan si dhe udhëtimi i Papës Benedikt XVI në Lindjen e Afërt.

https://p.dw.com/p/Hne2
Vizita e Papës në Lindjen e Mesme.
gjerman rrugëton në një rrugën plot gjemba të pajtimit.Fotografi: AP


Gjendjen dramatike në Pakistan, ku qindra mijëra civilë kanë marrë arratinë, për shkak të luftimeve midis ushtrisë pakistaneze dhe talibanëve në veri të vendit, gazeta SÜDDEUTSCHE ZEITUNG e komenton kështu:


"Pakistani ka nevojë për amerikanët dhe paratë e tyre, por sa herë që ata qëllojnë me raketë aq herë zvogëlohet edhe dashuria. Islamabadi nuk lejon po ashtu dërgimin e një misioni special me disa oficerë të SHBA -së. Detyrë e këtyre oficerëve do të ishte të gjenin nëpërmjet vëzhgimeve sekrete, se si Forcat Speciale të SHBA do të mund të pengonin në rast emergjence, që armët bërthamore të Pakistanit të binin në duart e gabuara. Në Pakistan ndodhen gjithsej rreth 100 pajisje bërthamore, të cilat janë shpërndarë në të gjithë vendin, për të siguruar mbrojtjen e vendit nga një sulm indian. Lënda bërthmore që zotërojnë pakistanezët mjafton për 50 deri 100 koka me mbushje bërthamore. Shumë myslimanë të botës u ndienë krenarë, kur Pakistani e theu monopolin e fuqive të vjetra atomike, - ku bën pjesë India - duke ndërtuar "bombën atomike myslimane". Askush nuk do të ketë shkas për t'u gëzuar, sikur ajo të kthehej në një "bombë atomike të radikalëve islamikë."

Udhëtimin e Papës Benedikt XVI në Lindjen e Afërt, gazeta DRESDNER NEUESTE NACHRICHTEN e komenton:

"Daljet në publik të kreut të Kishës Katolike kanë gjithmonë edhe një komponent politik. Kështu Papa gjerman rrugëton në një rrugën plot gjemba të pajtimit, për të eleminuar edhe iritimet e së kaluarës. Prej sot, ai do të përballet me të kaluarën e fundit, kur partnerët e tij të bisedimeve në Jeruzalem do të presin të paktën shpjegime, nëse jo kërkim faljeje. Një kurorë e vendosur në qendrën përkujtimore Jad Vashem, nuk do të bëjë të harrohet mëshirimi i diskutueshëm i mohuesit të Holokaustit, Uilliamson (Williamson). Rifutja e lutjes së të Premtes së Madhe për "iluminimin" e hebrejve e rëndon shumë raportin midis katolikëve dhe hebrejve." (aud/aca/dpa)