1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shkollat pa nxënës dhe mësues në Turqi

3 Tetor 2016

Qeveria turke dhe presidenti Erdogan po përgjigjen me masa tepër të rrepta ndaj kundërshtarëve politikë. Në arsim janë ndërmarrë masa tepër të rrepta.

https://p.dw.com/p/2Qodm
Symbolbild Leeres Klassenzimmer
Fotografi: Colourbox

Përpjekja për puç në Turqi me 15 korrik ka shkaktuar pasoja shumë të rënda në shumë sektorë të shoqërisë. Kështu edhe në sektorin e arsimit. Pas evitimit të puçit, qeveria turke i ka suspenduar mbi 50.000 mësues dhe 2349 mësimdhënës të nivelit akademik. Ky është shkaku pse në Turqi në shumë shkolla tani nuk ka mësimdhënës. Por nuk janë suspenduar vetëm mësuesit që vihen në lidhje me shkollat e Fetullah Gülenit (FETÖ), i cili konsiderohet si përgjegjës për këtë përpjekje për grusht shtet. Nga puna janë larguar edhe mësues që konsiderohen të majtë dhe të afërt me opozitën, dhe anëtarë të sindikatave me emrin Eğitim-Sen. Anëtarët e kësj sindikate akuzohen për pjesëmarrje në demonstrata të mbajtura me 21 dhe 29 dhjetor 2015. Qeveria në Ankara e ka quajtur këtë protestë si ndihmë të organizatës kurde PKK.

Shkollat pa nxënës

Bücher Haufen Brille
Fotografi: Fotolia/Aleksandr Kurganov

Numri i  mësuesve të larguar nga punë është në veçanti i lartë në lindje të Turqisë, ku jeton një numër i madh i kurdëve. Vetëm në Diarbakir janë suspenduar 4285. Një vend me numrin shumë të madh të mësuesve të larguar nga puna është vendi Van, në lindje të Turqisë, ku janë larguar nga puna 765 mësues. Van ka shtuar vitet e kaluara për shkak të rritjes së turizmit, numrin e banorëve. Në qytet ende shihen pasojat e sulmeve me bomba ndaj selisë së partisë në pushtet AKP. Aktualisht situata është e qetë. Në institucione tani janë futur persona të afërt me partinë në pushtet. Ndërsa PKK ka kryer në shtator një sulm me bomba në qendër të Vanës dhe ka vrarë 48 persona.

Banorët jetojnë në frikë, sepse druajnë nga sumet e reja. Ndërsa në shkolla nuk ka mësues. Shumë prindër kanë vendosur t'i nxjerrin nxënësit nga shkollat, sepse kanë frikë. Fakt është që oborri i shkollës dhe klasët janë të zbrazura. "Në këtë rajon edhe niveli i mësimit është i ulët. Ndërsa tani nxënësit do të mbeten edhe më shumë mbrapa", thonë prindërit.

Mungesa e mësuesve

Symbolbild Bildung Migranten Schule Lernen Lesen Schulbuch
Fotografi: picture-alliance/Joker

Prindërit janë në një situatë shumë të vështirë për shkak të frikës dhe mungesës së mësuesve. Probleme shumë të mëdha kanë edhe familjet e mësimdhënësve, sepse tani ata nuk kanë kushte për jetë. Gülcan Korkmaz Sağyiğit, përfaqësuese e sinikatës Eğitim-Sen, thotë se qëllimi i qeverisë është që t'ua mbyllë gojën të gjtithë kundërshtarëve. Ndaj edhe fëmijët po e humbin shkollën, ndërsa familjet kanë humbur burimin e financave për jetë.

Qeveria turke po përgatitë ndërkohë një urdhër për kalimin e 20.000 mësuesve nga vende të tjera në këto rajone. Kritikët thonë se qëllimi është që në këto rajone të dërgohen mësues lojalë ndaj qeverisë dhe partisë AKP.