1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shkresa zyrtare flasin për dijeninë e qeverisë

Ani Ruci, Tiranë22 Mars 2008

Pranë kraterit, që hapi shpërthimi i municioneve, xhenierët gjejnë shkresa zyrtare.

https://p.dw.com/p/DSuG
Pamje nga shpërthimi në GërdecFotografi: AP

Pellgu i ujit nga shirat e kësaj fundjave në kraterin me diametër 60 metra dhe thellësi 30 metra ka ngjyrë të kuqe nga gjaku. Një javë pas shpërthimit tragjik të municioneve, xhenierët nxjerrin prej tij pjesë gjymtyrësh, trupash, kocka të punëtorëve të Gërdecit, tani të kthyera në numër viktimash të paidentifikueshme.

Numri tragjik i të vrarëve ka arritur në 21, por lëndën e trupit njërëzor të shumë të tjerëve duket se e ka përpirë dhe shkrirë lava e shpërthimit.

Rreth 80% e zonës 300 hektarëshe, të cilën shpërthimi e mbollli me predha, tani është e pastruar. Banorët e mbijetuar po kthehen në rrënojat e shtëpive të tyre dhe kërkojnë të shpëtojnë çfarë të mundin nga e orenditë e shkatërruara. Ata tani jetojnë nëpër çadra të sajuara.

Krateri dhe pellgu i tij i kuq mbeten dëshmia kokëfortë e këpurdhës gjigande prej flake dhe tymi, që doli një jave më parë. Kërkimet pranë tij për të gjetur të humburit kontribuan në diçka tjetër: në përgënjeshtrimin e alibisë së qeverisë për padijenine e saj per kushtet në të cilat behej çmontimi i municioneve, për punën në të zezë, për shfrytëzimin e fëmijëve.

Opozita kërkon dorëheqjen e Berishës

Ndërkohë Presidenti Bamir Topi ka dekretuar zëvendëskryeministrin Gazmend Oketa për Minister të Mbrojtjes së Shqiperise. Ish-ministri i mëparshëm Fatmir Mediu, pat dhënë dorëheqjen pas shperthimit tragjik te municioneve. Por opozita kërkon dorëheqjen edhe të tre ministrave të tjerë.

Shkak për këtë janë bërë disa dokumenta të gjetura pranë kraterit të trupave xheniere. Dokumentat që janë publikuar nëpër mediat televizive të Tiranës janë çuditërisht të pastra dhe të padëmtuara. Ato janë të firmosura nga titullarë të Ministrisë së Financave, asaj të Brendshme dhe të Bashkisë së Vorës për aspekte të ndryshme të aktivitetit në të ashtuquajturën fabrikë të çmontimit të predhave në Gërdec.

Përballë këtyre dokumentave dhe nën presionin e protestave popullore për të çuar para drejtësisë shkaktarët e ngjarjes së rendë, Kryemnistri Berisha ka pranuar për herë të parë dështimin e institucioneve të rëndësishme të shtetit:

“Deshtimi është në Ministrinë e Mbrojtjes, ne Shtabin e Pergjithshem, në shërbimet sekrete, në institucionet e tjera të tatimeve e të inspektimit. Nuk ka ekzistuar asnje informacion, po flas per veten si kryeminister, apo per Presidentin e Republikes, as per rrezikun e saj, as per masat qe jane marre aty, as se çfare behej aty, as edhe se kjo fabrikë ekzistonte”, - tha Berisha.

Opozita dhe shoqeria civile vazhdojne te kembengulin per doreheqjen e kryermnistrit Berisha dhe heqjen e inmunitetit e tij. Dhjetëra mijra qytetare te Tiranes dhe nga zonat perreth kryen mbreme nje marshim të heshtur ne respekt të viktimave të Gerdecit. Qindra qirinj u ndezën prej tyre në trotuarin pranë selisë së kryeminiastrisë.

“Në emër të mijëra të heshturve të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, të indinjuar e të turpëruar nga qeveria e paaftë, e korruptuar i drejtohem Kryeministrit me kërkesën që të dorëhiqet dhe të dorëzojë imunitetin e tij për t'i hapur rrugë një hetimi të plotë, të drejtë dhe të pandikuar nga pozicioni i tij aktual, në rast se ka një fije respekt për ata që humbën jetën, për ata që dalin nga kjo tragjedi me familje të gjymtuara e të traumatizuara” tha mbrëmë lideri i opizitës Edi Rama.

Marshimi i heshtur i organizuar në Tiranë në nderim të kujtimit të viktimave është i pari që merr përmasa popullore me nje pjesëmarrje përtej simpative dhe përkatësive partiake, si demostrim i reagimit qytetar.