1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shqetësim Greqia: Para takimit të nivelit të lartë të BE

23 Qershor 2011

Shefat e shteteve dhe të qeverive të Bashkimit Evropian do të takohen të enjten për një takim dyditor të nivelit të lartë. Në qendër të vëmendjes do të jetë pyetja: Quo vadis, Griechenland?

https://p.dw.com/p/11hwl
Athina në qendër të vëmendjes
Athina në qendër të vëmendjesFotografi: picture-alliance/dpa

Më e thjeshta fillimisht: ministrat e jashtëm të BE u rekomanduan të hënën (20.06.) shefave të shteteve dhe të qeverive të BE që t'i deklarojnë të përfunduara negociatat e anëtarësimit me Kroacinë, kështu u shpreh presidenti hungarez i radhës, Janos Martonyi:

"Çështjet që kanë mbetur do të diskutohen dhe zgjidhen tani, ekzistojnë shanse të mira, madje më shumë se kaq, që negociatat e anëtarësimit të kenë përfunduar deri në 30 qershor në mesnatë."

Me këtë, pritet që Kroacia të bëhet më 1 korrik 2013 anëtari i 28-të i BE. Por shumë më i vështirë do të jetë një qëndrim i përbashkët ndaj Sirisë dhe Libisë.

Përfundimisht në takim krize të nivelit të lartë ky Këshill Evropian do të kthehet për shkak të Greqisë, megjithëse kjo temë nuk është fare pikë zyrtare e rendit të ditës. Vërtet që kryeministri Papandreu e mbijetoi një votë mosbesimi në parlament, por së shpejti deputetët do të votojnë edhe për vendimet e ardhshme të kursimit. Sipas presidentit të Komisionit Evropian, Jose Manual Barroso në lojë janë shumë gjëra:

"Javën e ardhshme do të vijë ora e së vërtetës. Atëherë, Greqia duhet të tregojë se e mbwshtet vërtet projektin ambicioz të masave financiare dhe privatizimeve, të paraqitur nga qeveria e kryeministrit Papandreu dhe të cilin e kanë miratuar Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Mesazhi im është i qartë: kur Athina të veprojë, Evropa do të furnizojë."

Me "furnizoj" kuptohet: BE do të lirojë jo vetëm shumën tjetër të ndihmës nga paketa ekzistuese e ndihmës, por do të thurrë me siguri edhe një paketë të re ndihmash. Papandreu vetë shkoi këtë javë edhe njëherë në Bruksel, për të bërë të qartë se ai nuk do të bëhet pengesë:

"Dua të them se si vend dhe si qeveri ne jemi të vendosur që ta vëmë në jetë programin, dhe unë shpresoj shumë që Parlamenti grek do ta miratojë programin aktual."

Një falimentim i Greqisë si shtet nuk është vetëm shqetësim i evropianëve. Shqetësimi ndërkohë përhapet kudo në glob. Këtë e nënvizoi edhe John Lipsky, shefi i përkohshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar, në një vizitë të hënën në Bruksel:

"Fusha e Euros është, sic e dimë të gjithë, një ekonomi vendimtare globale popullore. Analizat tona tregojnë se pasojat direkte të problemeve në periferi (Greqi, Portugali, Irlandë) janë natyrisht të vogla, sepse bëhet fjalë për ekonomi popullore shumë të vogla, por se kriza do të ndihej shumë më fort në të gjithë botën, po të prekte bankat në ekonomitë bazë të zonës së euros."

Pra, nëse bankave në Francë ose Greqi do t'u duhej të ndaheshin nga vlera pasurish të konsiderueshme në Greqi, Portugali dhe tjetërkund, ato mund të ndodhen edhe vetë në vështirësi. Prandaj shtetet e Euros e përjashtojnë zyrtarisht mundësinë e një dështimi të shtetit. BE, kështu duket, është mallkuar që të jetë i suksesshëm.

Autor: Christoph Hasselbach / Auron Dodi

Redaktoi: Esat Ahmeti