1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shqetësimet e NATO-s për armët kimike në Siri

Christoph Hasselbach / Bahri Cani24 Prill 2013

Në takimin e NATO-s në Bruksel, sekretari i përgjithshëm ka paralajmëruar nga rreziqet e luftës qytetare në Siri për sigurinë rajonale. Ministri i Jashtëm amerikan parlajmëron nga rreziku i përdorimit të armëve kimike.

https://p.dw.com/p/18Li9
Belgium's Foreign Minister Didier Reynders (L), his Turkish counterpart Ahmet Davutoglu (C) and U.S. Secretary of State John Kerry attend a NATO Foreign Ministers meeting at the Alliance's headquarters in Brussels April 23, 2013. REUTERS/Yves Herman (BELGIUM - Tags: POLITICS)
NATO Außenminister Treffen 23.04.2013Fotografi: Reuters

Disponimi në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s të martën (23.04.2013) në Bruksel nuk ishte i mirë. Sekretari i përgjithshëm Anders Fogh Rasmussen tha se situata në Siri „është përkeqësuar në mënyrë dramatike“. „Është plotësishte pakuptueshme ajo që po shohim në Siri, Kjo është një tragjedi e vërtetë për këtë vend, por popullin e Sirisë dhe një kërcënim për stabiliteti dhe sigurinë e rajonit", tha ai.

Presidenti Baschar al-Assad duhet të plotësojë kërkesat legjitime të popullit, mendon Rasmussen pa kërkuar dorëheqjen e Assadit. Bashkësia ndërkombëtare duhe të „dërgojë një mesazh shumë të qartë drejt regjimit të Sirisë“.

Por ky mesazh nuk është fare unik, gjë që dëshmoi edhe takimi i NATO-s në Bruksel. Në kornizën e këtij takimi në Bruksel ishte edhe ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov, i cili në takimin e këshillit Rusi-NATO kritikoi opozitën siriane për refuzimin e dialogut me qeverinë siriane. Rusia edhe më tej mbështetë Assdin, së bashku me Kinën. Ato kanë bllokuar aksionet brenda NATO-s.

Kerry: Armët kimikr mund të bien në duar të gabuara

NATO do që në rastin e Sirisë të kufizohet tek mbrojtja e anëtares së saj Turqisë dhe nuk do të ndërhyjë ushtarakisht në Siri. Për këtë nuk ekziston ndonjë mandat. Për mbrojtejn e Turqisë aleanca ka vendosur në kufi me Sirinë raketa të tipit Patriot. Në këtë mision është i përfshirë edhe Bundeëehri gjerman. Por Rasmussen paralajmëroi nga mundësia e përdorimit të këtyre raketave si dhe nga mundësia e përdorimit të armëve bërthamore. „Nuk ekzistojnë kërkesaqë NATO të ndërhyjë këtu, por nëse nëse prblemet nuk zgjidhen, cënohet siguria atje. Ndaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm“, tha ai. Ministri i Jashtëm amerikan John Kerry paralajmëroi që NATO duhet të ketë parasyshë të gjitha rreziqet e mundshme, në mënyrë që armët armët kimike të regjimit të Assadit të mos bien në duart e ekstremisëve, në rast të rrëzimit të regjimit të tij. Ndaj tëgjitha problemet duhet zgjidhur me dialog me grupet demokratike.

Gjermania shpreh gatishmëri për Afganistanin pas vitit 2014

Ndërkohë në NATO ekziston një unitet për gjendjen në Afganistan. Aleanca duhet të përfundojë mandiatin luftarak atje në fund të vitit 2014. Prezenca e saj atje në të ardhmen do të jetë në funskionin e këshilluesit dhe stërvitësit dhe për mbështetje. Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerëelle tha se NATO-ja nuk do të lë në baltë Afganistanin. Sepse ndryshe rreziku do të ishte tepër i madh që ai të „shndërrohet në një bazë terroristësh“. Gjermania ka vendosur që të ndihmojë me 600 – 800 ushtarë. Westerëelle tha se është me rëndësi që vendet e tjera ta dinë se për cilat gjara gjermaët janë të gatshëm dhe të aftë. Kjo u konfirmua më pas edhe nga Kerry i cili në veçanti falënderoi Gjermaninë për ofertën e saj. Në anën tjetër, kolegu i tij holandez Frans Timmermans mendon se qeveria e tij do të futet në fazën e vendimeve vetëm kur të di se cilat janë planet amerikane, që mund të zgjatë edhe muaj të tërë.

Raketa mbrojtëse Patriot në Turqi
Raketa mbrojtëse Patriot në TurqiFotografi: picture-alliance/dpa

Talibanët mund të marrin pjesë në qeverisje

Sekretari i NATO-s Anders Fogh Rasmussen nuk përjashtoi në tërësi mundësinë e një procesi të pajtimit në Afganistan me pjesëmarrjen e talibanëve. Kushte për këtë janë: së pari, qeveria afgane dueht të ketë rolin më të rëndësishëm.Së dyti, të gjitha grupet duhet të respektojnë në tërësi kushtetutën afgane. Kjo nënkupton edhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të femrave. Dhe së treti, talibanët duhet të ndërprejnë lidhjet e tyre me grupet terroriste. „Nëse plotësohen këto kushte, aëherë shansi ekziston“, theksoi Rasmussen.

Westerwelle kishte arsye të gëzohej për lavdërimin që i bëri Kerry
Westerwelle kishte arsye të gëzohej për lavdërimin që i bëri KerryFotografi: Reuters