1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shqipëri: Gjatë festave më shumë energji elektrike

Arben Muka / Tiranë21 Dhjetor 2007

Drejtori i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, Gjergj Bojaxhi, e shikon si pozitive situatën hidrike në bazenet e hidrocentraleve kjo falë dhe rreshjeve të shumta që kanë rrënë gjatë javëve të fundit.

https://p.dw.com/p/CenS
Fotografi: picture-alliance/ dpa

„Eshtë ende herët të bëjmë prognozën e vitit 2008, por ajo që mund të themi që tani është, se viti i ardhshëm do të jetë edhe më i mirë se viti që po lëmë pas," u shpreh sot të premten Gjergj Bojaxhiu, drejtori i KESH-it. Ai paralajmëroi se për sezonin e festave do të ketë reduktim drejt zeros të furnizimit për popullatën dhe bizneseve, përvec rasteve kur do të ketë avari të rënda në rrjet, ku do të ndërhyhet shpejt nga brigadat e gatshme të KESH-it. Sipas tij, performanca e institucionit është më e mirë qoftë në mbledhjen e detyrimeve financiare që kanë klientët familjarët e bizneset ashtu dhe në investimet që bëhen për përmirësimin e rrjetit të prodhimit dhe të transmetimit të energjisë.

Por KESH mbetet ende në fokus të kritikave që vijnë nga opozita dhe shoqatat e biznesit, për oraret e ndërprerjeve të energjisë, të cilat ja vështirësojnë jetesën qytetarëve, por dhe rëndojnë në kostot e prodhimit dhe shërbimeve në sferën e biznesit.