1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shqipëri në jug: Lumejtë shfrytëzohen pa kriter

Odise Kote5 Nëntor 2007

Lumenjtë e rajonit jugor po shfrytëzohen pa asnjë kriter për ndërtimin e autostradave e korridoreve jugore dhe së bashku me tregtinë gati klandestine të lëndës drusore, po dëmtojnë rëndë florën e faunën e rajonit jugor.

https://p.dw.com/p/C10n
Qafa e Llogarasë
Qafa e LlogarasëFotografi: DW/ Pandeli Pani

Flora, fauna dhe ambjenti në rajonin jugor të Shqipërisë ende nuk janë një problem themelor për institucionet shtetërore, shoqërinë dhe shoqatat ambjentaliste. Dëmtimet më serioze janë duke ndodhur në shtretërit e lumenjve, në pyjet e kullotat si dhe në industritë që po ngrihen me shpejtësi pa llogaritur kostot ambjentale.

Firmat ndërtuese kanë shfrytëzuar pa kritet lumejtë

Ndërtimi akseve kryesore jug-veri, me superstradat jugore ka dëmtuar mjaft rëndë lumenjtë Drino e Vjosë, pasi nga këta dy lumenj firmat ndërkombëtare ndërtuese kanë marrë pothuaj krejt inertet. Një pjesë e madhe e dëmtimit të pyjeve e kullotave, dhe e shfrytëzimit pa kriter e tregtisë gati klandestine e kontrabandë me vendet fqinje, vjen edhe si pasojë e faktit se ende nuk është zgjidhur prona private, domethënë toka dhe sipërfaqet e mëdha kullosore.

Për ambientit nuk mendohet seriozisht

Shembulli më tipik vjen nga bashkia e Himarës, që përmbledh veç qytetit edhe një numër të madh fshatrat të bregut. Ende në Shqipëri nuk ka projekte konkrete për të mbrojtur komunitetin e mjedisin nga dëmtimet e industrisë, nuk ka projekte për shfrytëzimin e impianteve të përpunimit të mbeturinave etj. Megjithë paralajmërimet, mbrojta e ambjentit ende nuk është shndërruar në një problem të rëndësishëm e jetik për institucionet shtetërore, komunitetin dhe shoqatat mjedisore, e pasojat do të ndjehen për një kohë të gjatë.