1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shqipëria do të ketë një rritje ekonomike vetëm prej 1% vitin e ardhshëm

1 Nëntor 2011

Banka Europine për Rindërtim dhe Zhvillim, në një raport të publikuar së fundi parashikon ngadalësim të rritjes ekonomike në vendet e Europës Jug- Lindore për shkak të ndikimit negativ të problemeve që ka eurozona.

https://p.dw.com/p/132fG
Porti i Durrësit
Porti i DurrësitFotografi: DW / Cama

A është realist parashikimi i fundit i Bankës Europiane pëer Rindërtim dhe Zhvillim ( BERZH-it) për një rritje ekonomike të Shqipërisë, vitin e ardhshëm me vetëm prej 1 % më shumë se këtë vit?

Zef Preçi, ekspert i njohur në fushën e ekonomisë, Drejtor i Institutit të Studimeve Ekonomike mendon se në këtë parashikim ka realizëm, edhe pse ekonomia nuk është matematikë. Parashikim i BERZH-it mbështetet në faktorë të brendshëm që diagnostikojnë ecurinë ekonomike gjatë këtij viti dhe parashikojnë për vitin e ardhshëm. “Parashikim i BERZH-it reflekton zvogëlimin e kërkesës së brendshme, ngadalësimin e procesit të kredi dhënies, koston e madhe të parasë në situatën e çvlerësimit të monedhës kombëtare, lekut, pakësimin e prurjeve finnaciare nga emigrantët dh es ëfundi shkurtimin einvestimeve publike. Të gjitha këto tregojnë që Shqipëria do të përballet gjatë një, dy apo tre viteve të ardhshme me një rritje ekonomike dukshëm më të ulët se në këto vite të fundit,” thotë Zef Preçi.

Shifrat e rritjes ekonomike të Shqipërisë për vitin 2011 janë të ndryshme. Qeveria parashikon një rritje prej 4% , Banka Botërore 3,7 %,

BERZHI 3,3 % dhe FMN 2,5%. Me e larta ndër këto shifra është ajo nga qeveria dhe më e ulta ajo nga FMN. Për vitin e ardhshëm BERZHI parashikon një rritje ekonomike prej 4,2 % , pra vetëm rreth 1% më shumë se ky vit.

Zef Preçi
Zef PreçiFotografi: DW / Arben Muka

Ndikimi në Shqipëri i krizës në eurozonë

Në rritjen e ngadalshme ekonomike të Shqipërisë, luan rolin e vet edhe kriza në eurozonë në përgjithësi dhe ajo greke në veçanti. Pasoja më e dukshme është vazhdimi i uljes së dërgesave financiare të emigrantëve shqiptarë në këto vende.

“Kriza në ekonominë greke shtrirja e saj edhe në vende të konsideruara të fuqishme si Italia, por edhe në vende të tjera të BE ku jetojnë dhe punojnë emigrantë shqiptarë, ka sjellë uljen e mëtejshmë të dërgesave monetare në Shqipëri. Kjo në një kohë kur qeveria është në limitet e borxhit publik, gjë që ia bën të pamundur rimarrjen borxhi dhe nga ana tjetër është e detyruar të shkurtojë shpenzimet publike dhe investimet publike, pra të shtyjë në kohë finacimin e veprave të parashikuara “ thotë Zef Preçi.

Përdorim pozitiv i krizës – rritje e shkëmbimeve tregtare në rajon

Por në këtë situatë ekonomike që lidhet me zhvillimet në eurozonë ka hapësira edhe për zhvillime pozitive që mund të zbusin ndikimin e krizës greke dhe më gjerë. FMN sugjeron rrritjen e produktivitetit që do të thotë rritje e punës, shtim të kapitalit dhe efiçencës ekonomike. Me fjalë të tjera rritje të aftësisë së popullatës në Shqipëri për të prodhuar më shumë me të njëjtën sasi kapitali dhe pune, nënvizon FMN. Në një vend të varfër si Shqipëria, arsyeton kjo organizatë financiare ndërkombëtare, është më e lehtë të rritet eficenca e punëtorëve në krahasim me një vend të pasur.

Por në zbutjen e pasojave të krizës aktuale të eurozonës veç rritjes së produktivitetit rol pozitiv luan edhe hapja e vendeve të reja të punës.

Mobilfunk in Albanien
Fotografi: DW / Arben Muka

“Të gjitha politikat pro hapjes së vendeve të reja të punës dhe pro zhvillimi të bizneseve çojnë në zbutjen e pasojave të krizës. Këtë e tregon përvoja botërore e kapërcimit të krizave ekonomike. Ekonomia shqiptare karakterizohet nga zotërimi i sektorit privat në masën 80% . Kjo do të thotë se është i dobishëm kreditimi i ekonomisë, pasi krijon shanse për punësim por edhe më shumë kontribute në taksa” thote Zef Preçi.

Ndërkohë zhvillimi i tregëtisë së lirë në vendet e rajonit, lëvizja e lirë e njerëzve, kapitaleve, kulturave, krijojnë mundësi për shfrytëzimin e avantazhit të konkurrueshmërisë netregjet rajonale. Kjo mund të sjellë një përdorim pozitiv të krizës të shprehur në rritjen e shkëmbimeve tregëtare mes vendeve të rajonit. 

Autor: Ani Ruci

Redaktoi: Aida Cama