1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shqipëria në Veri - Pastrohet 80 përqind e sipërfaqes së minuar

Leka Plani / Shkodër30 Korrik 2008

Në verilindje të Shqipërisë, kufi me Kosovën, vazhdon normalisht dhe me efikasitet të plotë të kryhet procesi i çminimit. Leka Plani ishte në Malin e Pashtrikut, në zonen kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës.

https://p.dw.com/p/Emsm
Në veri të Shqipërisë
Në veri të ShqipërisëFotografi: AP Photo

Kompani të huaja, përfshirë këtu edhe ato gjermane, si dhe forcat xheniere shqiptare, po punojnë në 21 fusha të minuara, duke pastruar mbi 80 përqind të sipërfaqes së infektuar. Sipas specialistëve të Qëndrës Shqiptare të Luftës Kundra Minave, deri në vitin 2010, i gjithë brezi kufitar i Shqipërisë me Kosovën do të jetë i çminuar dhe do t’i dorëzohet komunitetit. Për shkak të pranisë serbe, prej 10 vitesh në kufirin verior shqiptar, kanë humbur jetën 32 persona, ndërsa janë dëmtuar më shumë se 200 të tjerë.

Në malin e Pashtrikut, në zonën kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, 9 vite më parë forecat ushtarake serbe, gjatë luftës në Kosovë, minuat disa qindra kilometra të brezit kufitar të Shqipërisë.

Në zomëm e Pashtrikut, njëra nga më të infektuarat nga minat serbe, prej tre muajsh veprojnë 60 çminues, nën drejtimin e një kompanie daneze të çminimit. Operacionet e çminimit drejtohen nga Azem Mauda, një banor vëndas i trajnuar mirë dhe që punon prej tetë vitesh me organizatat ndërkombëtare për çminimin e brezit kufitar të Shqipërisë me Kosovën. Ai thotë se "deri tani ne kemi pastruar rreth 23 500 metra katrorë dhe kemi hequr mbi 283 000 mina.Fshati Vlanë ku po punojmë aktualisht, ka patur 9 fusha të minuara dhe shumë aksidente, ndërmjet tyre dy të vdekur dhe tetë më këmbë të këputura. Prandaj, si banor i këtij fshati thekson Mauda, i kam shpallur luftë minave, duke punuar natë e ditë, për pastrimin e territorit dhe eleminimin e plotë të tyre nga kjo zonë".

Zona e Pashtrikut e njohur për luftimet e ashpra gjatë luftës në Kosovë mes forcave Serbe dhe ushtrisë çlirimtare të Kosovës, ka një terren tepër të thyer malor dhe të rrezikshëm në çdo pëllëmbë të tij, për shkak të pranisë së minave Serbe. Drejtuesi danez i programit të cminimit DCA, Klaus Nilsen, thekson se "po veprohet në të gjithë brezin kufitar të Shqipërisë me Kosovën, zonë kjo e infektuar nga minat serbe që në vitin 1999. Programi ndaj rrezikut, funksionon në Shqipëri që nga viti 2002 dhe synon çminimin e të gjithë kufirit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, deri në fund të vitit 2009. Danezi Nilsen thotë se "programmi i çminimit, është udhëhequr deri tani nga vetë shqiptarët. Unë shton ai jam përfaqësuesi i vetëm ndërkombëtar i këtij programi." Gjatë punës së përditshme stafi vëndas ka përgjegjësi të plotë për procesin e çminimit. Programi financohet nga qeveria Daneze dhe ajo Gjermane dhe pas muajit Korrik do të financohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës".

Në veri-lindje të Shqipërisë vepron qendra Shqiptare e luftës kundër minave e drejtuar nga Bashkim Ngjeci, një banor vëndas nga zona e Hasit. Ai thotë se aktualisht punohet në 21 fusha të minuara në zonat më të infektuara të kufirit në Pashtrik, Padesh, Minz dhe Kamenicë. Puna në këto zona sipas tij është mjaft e vështirë edhe për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe terrenit të vështirë malor. Janë rreth 1.5 milion m2, nga të cilat 725 mijë m2 ësjtë parashikur që të reduktohen gjatë vitit 2008 dhe të arrihen objektivat, në mënyrë që në vitin 2009. Sipas koordinatorit të zyrës shqiptare të luftës kundër minave Zotot Ngjeci, brënda vitit 2010, i gjith brezi kufitar i Shqipërisë me Kosovën do të jetë I cminuar dhe do t.i dorëzohet komunitetit dhe kështu Qarku i Kukësit do të jetë një zonë favorite për të pritur donatorët dhe investimet e huaja".

Për shkak të pranisë së minave Serbe, prej 10 vitesh në kufirin veri-lindor të Shqipërisë, kanë humbur jetën 32 persona, ndërsa janë aksidentuar më shumë se 200 të tjerë, duke e kthyer në zonën më të rrezikshme për jetën e banorëve të brezit kufitar të Shqipërisë me Kosovën.