1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shqipëria - pjesëmarrëse aktive në politikën evropiane të sigurisë dhe të mbrojtjes

Ani Ruci / Tiranë29 Maj 2008

Ushtarë shqiptarë me pagesë marrin pjesë në operacione ushtarake në Afrikë apo në operacionin e EUFOR-it të BE. Franca merr përsipër të pëballojë gjithë shpenzimet e ushtarëve shqiptarë.

https://p.dw.com/p/E90u
Ushtarë shqiptarë do të marrin kundrejt pagesës pjesë në operacione ushtarake të BE-së në Afrikë
Ushtarë shqiptarë do të marrin kundrejt pagesës pjesë në operacione ushtarake të BE-së në AfrikëFotografi: DW / Pandeli Pani

Angazhim i ri politik i Shqipërisë, zgjerim i bashkëpunimit të mes saj dhe BE. Kjo do të ishte me pak fjalë thelbi i pjesëmarrjes së ushtarëve të Shqipërisë në misionin ushtarak të BE-së. Një sërë detajesh lidhur me qëllimin e operacionit, numrin e trupave, koston financiare dhe jetëgjatësinë e pjesëmarrjes i japin burimet zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes, me seli në Tiranë. Ato thanë sot për DW se të dielën, më 1 qershor, një kompani prej 62 ushtarësh niset për t'u dislokuar në Republikën e Çadit dhe në atë të Afrikës Qëndrore dhe marrë pjesë në operacionin ushtarak të BE, të njohur me inicialet EUFOR.

Synimi i këtij operacioni në Afrikë, ku Shqipëria merr pjesë për herë të parë, është të menaxhojë krizën në këto dy vende. Por përtej këtij synimi Shqipërisë i jepet rasti të demonstrojë gatishmërinë për pjesëmarrje aktive në politikën evropiane të sigurisë dhe të mbrojtjes, gjë.që sjell një pasojë tjetër zinxhir: zgjerimin e bashkëpunimit aktiv bilateral me vendet e tjera aleate, anëtare të BE.

Ushtarët shqiptarë do të marrin pjesë në operacionin "EUFOR"

Pjesëmarrja e ushtarëve nga Shqipëria në operacionin e BE-së në Afrikë ka edhe një qëllim tjetër sekondar: patrullimi në rajone të caktuara të Republikës së Çadit, shoqërimi dhe sigurimi i personaliteteve civile dhe ushtarake, të rëndësishme nmë bazë të situatës konkrete operacionale.Ushtarakët që do të marrin pjesë në operacionin "EUFOR", për ditët e qëndrimit në këtë operacion veç pagës mujore do të marrin për vështirësi shërbimi edhe një shpërblim ditor

Prania e kompanisë nga Shqipëria në operacioni EUFOR të BE në Afrikë do të bëhet me një rotacion 6 mujor. Kostoja financiare e pjesëmarrjes së 62 ushtarëve shqiptarë, për çdo gjashtë muaj është llogaritur të arrijë shumën e 126 milionë lekëve ose afërsisht 1milion EURO, shumë që do të përballohet nga Ministria Franceze e Mbrojtjes. Në të përfshihen shpenzime të tilla si: shpërblimi ditor i ushtarëve, sigurimi i jetës, ndërlidhjen strategjike Shqipëri-Çad, evakuimi mjekësor strategjik dhe shërbimi postar,

Një marrëveshje e mbështetur në një projekltligj, që do te bëhet ligj, pritet të miratohet për të rregulluar marrëdhëniet mes Shqipërise dhe BE-së për çështjet financiare dhe statusin e forcave të kontingjentit ushtarak shqiptar. Miratimi i saj konsiderohet prioritar, rast emergjent, pasi kontigjentoi i parë do të mbërrijë në Afrikë pas pak ditësh, më 1 qershor.

Shqipëria merr pjese në operacione paqeruajtëse të NATOs ne Bosnjë- Hercegovinë, Afganistan, Irak. Ky është misioni i parë në kuadër të një operacioni ushtarak të udhëhequr nga BE. Në prill Shqipëria mori një ftesë anëtarësimi nga samiti i NATO-s, që u zhvillua në Bukuresht.

Autoritetet e Tiranës ushqejnë shpresa të mësha që Shqipëria do të bëhet anëtare me te drejta të plota në NATO, në samitin e vitit të ardhshëm, që përkon me 60 vjetorin e themelimit të NATO-s.