1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shqipëria shembull në arsimimin e minoriteteve?

27 Gusht 2009

Në shkollat e minoritetit në jug të vendit kanë nisur edhe përgatitjet për fillimin me kushte sa më të mira të vitit mësimor 2009 – 2010.

https://p.dw.com/p/JJPt
Fotografi: DW / Aida Cama

Ministria Shqiptare e Arsimit dhe Shkencës është duke marrë të gjitha masat e duhura per pajisjen e minoritetit grek me tekstet shkollore në gjuhën amtare, duke plotësuar standartet e Bashkimit Europian e te Kartes kuadër për të drejtat e liritë e minoriteteve. Në shkollat e minoritetit në jug të vendit kanë nisur edhe përgatitjet për fillimin me kushte sa më të mira të vitit mësimor 2009 – 2010.

Numër i vogël nxënësish

Respektimi Kartës Kuadër të Këshillit të Europës për arsmimin e minoriteteve në gjuhën e tyre amtare është një prioritet për qeverinë shqiptare. Por, në prag të fillimit të vitit të ri mësimor shfaqen gjithnjë probleme për pajisjen me tekste në gjuhët e tyre. Ky fenomen ndodh për shkak të numrit mjaft të vogël të nxënësve dhe kostos së lartë në shtypshkronja.

Një nga drejtuesit e Organizatës Omonia, pedagog në Katedrën gjuhë-letërsi greke në Universitetin "Eq’rem Çabej" në Gjirokastër Jani Jani pohon se : "Problemi teksteve shkollore është një shqetësim për ne. Kemi bërë gjithnjë propozime, gjithmonë këtë problematikë e kemi çuar edhe në ministri, edhe në organet përkatëse që merren me këto libra."

Kosto të larta shtypshkrimi

Ndërkohë drejtori arsimit rajonal në Gjirokastër Vasil Muka pohon se falë bashkëpunimit dypalësh me qeverinë greke: " Të falenderoj qeverinë greke që ka marrë përsipër shtypjen e teksteve.Tani janë përkthyer 14 tituj nga shtëpia botuese Omiros dhe shtëpia botuese e librit shkollor. Ato janë marrë në Greqi e janë duke u shtypur."

Librat mungojnë

Por n/drejtori shkollës së mesme "Pandeli Sotiri" Dhimitër Qiqi, njëherësh kryetar i shoqatës së arsimtarëve minoritarë, jep një informacion tjetër duke thënë se : "Tekstet në minoritet sivjet mungojnë ndonëse kanë ardhur dhe programe të reja. Ne jemi të detyruar të punojmë me programet e reja duke u mbështetur në tekstet e vjetra."

Drejtori arsimit rajonal në Gjirokastër Vasil Muka, jep garanci se tashmë është zgjidhur përfundimisht problemi i teksteve : " Themi me bindje se problemi është zgjidhur. Themi se kemi 14 tituj dhe në masën 95 përqin ai është zgjidhur dhe do të jenë të siguruara."

Shkolla edhe me një nxënës

Drejtori arsimit rajonal në Gjirokastër Vasil Muka, duke folur për shtrirjen e shkollave të minoritetit, infrastrukturën dhe punët që po kryhen për pajisjen me mjete didaktike, thotë se Ministria Shqiptare e Arsimit e Shkencës po zbaton standartet më të avancuara të Bashkimit Europian për arsimin e minoriteteve në gjuhën e tyre amtare. Kësisoj, "ne jemi të detyruar të mbajmë shkolla edhe me një nxënës. Kështu në Sopik kemi një nxënës në klasë të dytë dhe kemi emëruar një mësues me një nxënës. Të themi në Catistë kemi vetëm katër nxënës dhe kemi shkollë, në Pogon në një zonë të thellë kemi 11 nxënës dhe kemi tre mësues e kështu me rradhë."

Plotësimi këtij standardi në arsimimin e minoriteteve në gjuhën e tyre amtare e rendit Shqipërinë ndër vendet e para që ka plotësuar Kartën Kuadër të Këshillit të Europës.

Autor : Odise Kote

Redaktoi : Aida Cama