1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shqipja në Maqedoni; Banesa për 120 familje rome, egjiptiane dhe ashkalije në Gjakovë

31 Korrik 2009

Faktori politik shqiptar në Maqedoni kërkon zyrtarizimin e gjuhës shqipe në nivel shtetëror; 120 familje rome, egjiptiane dhe ashkalije në Gjakovë jetojne ne kushte të rënda sociale.

https://p.dw.com/p/J1CR

Faktori politik shqiptar në Maqedoni kërkon zyrtarizimin e gjuhës shqipe në nivel shtetëror. Ligji i miratuar një vit më parë për përdorimin e gjuhës shqipe është i cunguar, vlerëson partia shqiptare në pushtet BDI, sipas së cilës nevojitet një ligj i ri me të cilin do të mundësohet përdorimi paralel i gjuhës në mbarë vendin. Tabelat dygjuhëshe në Manastir dhe Gjevgjeli, si dhe në hyrjet e territorit të Maqedonisë janë pjesë e ambicieve për përdorimin paralel të të gjuhës shqipe krahas asaj maqedone në Maqedoni. Qeriman Bekteshi

Kuvendi Komunal i Gjakoves, i mbështetur nga Ministria e Kthimit dhe Caritas-i zviceran, do te zgjidhe problemin e banimit per 120 familje rome, egjiptiane dhe ashkalije, te cilat jane mbledhur ne nje lagje periferike te Gjakoves nga vise te ndryshme te Kosoves dhe jetojne ne kushte te renda sociale. Ajete Beqiraj