1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtajnmajer: Më shumë shkolla dhe institute gjermane jashtë vendit

Fürstenau, Marcel (DW Berlin) 14 Shkurt 2008

Ministri i jashtëm gjerman, Shtajnmajer i jep rëndësi të madhe politikës kulturore gjermane në botën e jashtme. Institute Gëte dhe shkolla gjermane në botën e jashtme do të shtohen dhe do të zgjerohen.

https://p.dw.com/p/D7W9
Goethe Institut Logo
Numri i shkollave gjermane në botën e jashtme do të dyfishohet vitet e ardhshme. Këtë bëri të ditur ministri i jashtëm gjerman, Frank Valter Shtajnmajer të mërkurën (13.02) para komisionit të Bundestagut për çështje të kulturës. Edhe numri i Instituteve Gëte do të shtohet. Ministri i jashtëm gjerman mori lëvdata nga të gjitha grupet politike për politikën kulturore në botën e jashtme. Në dallim nga paraardhësi i tij, Joshka Fisher, socialdemokrati Shtajnmajer që prej vitit 2005 nuk e ka kufizuar politikën e jashtme në aspekte të sigurisë, kështu mendojnë politikanët përgjegjës për kulturën në të gjitha fraksionet.
Deutschland Kultur Goethe Institut Zentrale in München
Selia e Instituti Gëte në MynihFotografi: picture-alliance/ dpa

Veçanërisht Institutet Gëte në të gjithë botën mund të gëzohen për një financim më të mirë, se sa në kohët e koalicionit midis socialdemokratëve dhe të Gjelbërve. Në atë kohë madje u desh të mbyllen disa institute. Shtajnmajeri shënoi me ndihmën e parlamentit një kthesë në këtë drejtim. I sapokthyer nga udhëtimi i tij në Afrikë, Shtajnmajeri tha se është planifikuar ngritja e Instituteve Gëte në Daresalam të Tanzanisë dhe në Luanda të Angolës.
Një pikërëndesë tjetër do të jetë Amerika Latine. Një rajon me rrënjë të forta evropiane dhe gjermane, i cili sikur "është harruar" nga politika kulturore gjermane për botën e jashtme, pranoi Shtajnmajeri dhe sinjalizoi një ndryshim kursi: "Besoj se punët do të ndryshojnë, sepse shtete si Meksika dhe Brazili me ekonomitë e tyre popullore në rritje do të kërkojnë vitet e ardhshme shumë më fort rrugën për te ne. Dhe do të prezantohen shumë më fort këtu, në tregun evropian dhe me profilin e tyre kulturor. Kështu që besoj se do të kemi një shkëmbim më të madh me shtete të veçanta latine dhe të Amerikës së Jugut. "
Goethe Institut Hanoi Vietnam
Instituti Gëte në Hanoi/VjetnamFotografi: Goethe Institut

Me duartrokitje e pritën anëtarët e Komisionit të Kulturës deklaratën e Shtajnmajerit se numri i institucioneve arsimore gjermane në botën e jashtme do të dyfishohet në tri vitet e ardhshme nga 500 në 1000 mijë. Në udhëtime ai konstaton se kërkesat janë gjithnjë shumë më të mëdha se sa oferta, tha Shtajnmajeri. Kurset e gjuhës duhen parë jo vetëm në aspektin kulturor, por edhe në atë ekonomik: "Prandaj unë po bisedoj në këtë moment me ekonominë gjermane për gjetjen e elementëve tërheqës për ata që mbarojnë shkollat gjermane në botën e jashtme, në mënyrë që ata të kryejnë kualifikime pasuese këtu në Gjermani."