1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtetet e varfëra kërkojnë përdorim më efikas të energjisë

6 Dhjetor 2007
https://p.dw.com/p/CXjY

Në konferencën donatore në Bali shtetet e varfëra kanë kërkuar transferimin më të shpejtë të teknologjisë në luftën për përmirësimin e klimës. Ato kumtuan se janë të domosdoshme edhe njohuritë teknologjike për ruajtjen e mjedisit, reduktimin e ndotjes së ambjetit dhe përdorimin më efikas të energjisë. Delegatët dhe aktivistët kritikuan vendet e zhvilluara industriale për tentativë të tepërt në zhvillimin teknologjik, si për shembull Kina. Delegacionet e 190 vendeve po diskutojnë prej të hënës në Bali për mundësinë e nënshkrimit të një dokumenti që do të pasonte marrveshjen e Kjotos, e cila skadon në vitin 2012.