1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtypi gjerman i së hënës (23.02) mbi vizitën e Hillary Clinton-it në Kinë

VFB/AV23 Shkurt 2009

Perëndimi as në kohët e vështira nuk duhet të heqë dorë prej vlerave morale, për të cilat angazhohet

https://p.dw.com/p/GzUF
Klinton dhe Ven Xhiabao në PekinFotografi: AP

Gazeta "Märkische Oder Zeitung" komenton: "Fjalë të ëmbla, gjeste me sharmë dhe një buzëqeshje e lehtë - Hillary Clinton gjatë vizitës dyditore i bëri për vete kinezët sipas të gjitha rregullave të artit të komunikimit. Si kandidate për presidente ajo pat deklaruar se do t´i tregojë vendin Kinës. Por në kohët e krizës ekonomike ministrja e Jashtme e SHBA-së e ka ndryshuar në mënyrë pragmatike kursin e saj. Varësia prej njëri-tjetrit - Kina ka nevojë për eksportet në SHBA, ndërkohë që SHBA-së i duhen rezervat e valutës kineze - mund të harrohen shumë lehtë çështjet e të drejtave të njeriut. Janë bizneset, që merren parasysh - e në këtë drejtim qeveria e re e SHBA-së nuk ndryshon nga ajo e mëparshmja nën Xhorxh Bush-in."

Në të njëjtën linjë edhe komenti i "Coburger Tageblatt": "Sigurisht: asgjë nuk mund të thuash kundër bashkëpunimit të arësyeshëm me fuqitë e Azisë, Amerikës dhe të Evropës në kohën e krizës. Por Perëndimi as në kohët e vështira nuk duhet të heqë dorë prej vlerave morale, për të cilat angazhohet ai. Që Clinton-i në Pekin nuk tha asnjë fjalë për të drejtat e njeriut, ky është një sinjal, që të vë në mendime. Ministrja duhet të mësojë një fjalë të urtë nga Kina e vjetër: Kur një dragua do të ngjitet, atij i duhet të fluturojë kundër erës."