1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtypi gjerman i së martës

AD29 Prill 2008

Kriza ushqimore në botë, integrimi i emigrantëve dhe politika e brendshme gjermane - temat e shtypit të sotëm gjerman.

https://p.dw.com/p/DqK8
Fotografi: picture-alliance/dpa

Gazeta WIESBADENER KURIER ndriçon shkaqet e krizës ushqimore që po përhapet në botë:

"Për mënjanimin e arsyeve strukturore të krizës së urisë, thirrja për të shpenzuar më shumë para nuk mjafton. Organizatat botërore dhe qeveritë kanë bërë javët e kaluar premtime miliardëshe. Nëse këto para do të mbërrijnë te marrësit e duhur dhe paratë do të përdoren "si duhet", pra për sigurimin e vazhdueshëm të ushqimeve dhe forcimin e ekonomisë, kjo nuk është e qartë. Të bien në sy në vërshimet e ndihmave të së shkuarës një koncentrim në nivel qeveritar- me rezultat të pakënaqshëm. Sa më direkte që rrjedh ndihma për vetëndihmë, aq më e vogël do të jetë firoja prej korrupsionit dhe mungesës së efikasitetit."

NÜRNBERGER NACHRICHTEN ndalet në politikën e brendshme gjermane dhe analizon gjendjen në koalicionin qeveritar në Gjermani:

"Kështu ecin punët kur një qeveri nuk qeveris më, sepse i mungojnë elementët e përbashkët; këtë pamje ka rezultati, nëse një koalicion përpiqet të fitojë kohë sepse i mungon drejtimi: në një rast të tillë, partnerët pjesëmarrës renditin çfarë u bie në sy nga dëshirat që bëjnë efekt në publik. Me parulla shumicën e herëve ata ushtrojnë si të thuash ngjitjen e pllakateve të zgjedhjeve. Prandaj CSU-ja e irrituar nuk do të pushojë, që të kërkojë gjithmonë kthimin e subvencionit për shpenzimet e udhëtimit të punonjësve. Ndërsa partia socialdemokrate gjermane, SPD nuk do ta ketë fare të vështirë që të thërrasë deri në vitin e zgjedhjeve 2009 për kufizimin e rrogave të menaxherëve.

Dhe së fundi MITTELBAYERISCHE ZEITUNG, e cila ndalet në çështjen e integrimit të emigrantëve:

"Integrimi mund të funksionojë vetëm po të jesh vetë i sigurtë. Për këtë ne duhet të ndërgjegjësohemi se Gjermania do të ndryshojë dhe duhet të ndryshojë. Që tani kanë filluar njerëz tepër të kualifikuar nga e gjithë bota t'i shmangen Gjermanisë, sepse diku tjetër i presin krahëhapur, në një kohë që ne nuk e dimë as nëse do t'ua hapim derën. Por ne kemi nevojë për një përfytyrim të qartë si të veprojmë me emigrimin. Vetëm atëherë do t'i shfrytëzojmë shanset që sjellin emigrantët dhe do të kufizojmë frikërat tona."